NJU JORK- Dy qyetarë amerikanë janë bërë fatlumë duke mësuar se kanë fituar 550 milionë dollarë në një lotari. Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët e Powerball, superlotoja amerikane, në sitin e tyre zyrtar. Sipas disa mediave amerikane biletat fituese janë shitur në Arizona dhe Missouri.
Çmimi 550 milionë dollarë është çmimi më i dytë më i madh në historinë e lotarisë Powerball, e cila luhet në 43 shtete, si dhe në Distriktin e Kolumbisë. Rekordi i mëparshëm u vendos në mars me një xhekpot 656 milionë dollarë. Përveç dy superfituesve në Arizona dhe Missouri biletat fituese me 2 milionë dollarë secila janë shitur në Colorado, Connecticut, Florida, Maryland, Neë Mexico, Ohio e South Carolina. Në total 8.9 milionë persona kanë fituar çmime.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com