Lotaria, zv/ministri
i Financave: Rama po shpif

Lotaria, zv/ministri <br />i Financave: Rama po shpif
TIRANE-Zv ministri i Financave Alfred Rushaj i quajti shpifje akuzat e opozitës për tenderin e lotarisë. Rushaj deklaroi se për tenderin janë marë modelet më të mira europiane dhe konsulenti ligjor është një nga konsultentët më të mira.

“Rama vijon persionet ndaj adminstratës dhe ndaj komisionit që po merret me procedurat e garës vetëm e vetëm se klienti i tij nuk plotësoi kushtet e garës. Opozita me presione të hapura kërkon me çdo kusht të përbaltë dhe ta dëmtojë procesin. Ky proces është transparent dhe askush nuk mund ta dëmtojë. Qytetarët shqiptarë në 2013 do të dinë të vlerësojnë ato që do të mbrojnë interesin publik dhe ato që çirren kot. “- tha Rushaj.

RAMA: BIXHOZ ME PARATE E POPULLIT
Kryesocialisti i është përgjigjur zv/ministrit përmes disa mesazheve në Tëitter. Sipas Ramës ai gënjen kur flet për konsulencë pasi e ka kërkuar atë vetëm “pasi ka vendosur fituesin me tender të qepur sipas masës së klientelës së vet”.

Rama i dha të drejtë Ministrisë së Financave kur pohoi se opozita i hapat që janë ndjekur. “Nuk gënjen – shtoi kreu i PS – I dimë të gjitha, dimë edhe ortakët e Bodes në këtë biznes, janë klientë të pushtetit”.

“Ky është krim ekonomik. Ky është korrupsion – tha Rama – Ky është bixhoz me paratë e popullit. Ky është fillimi i fundit të qeverisë”. Lideri i socialistëve theksoi se zv/ministri foli në emër të shefit të tij, Ridvan Bode, ndërsa i kërkoi këtij të fundit që të dorëhiqet, “por dora i ka mbetur brenda në arkën e parave të popullit dhe nuk e heq dot. Do t’ia heqë populli me votë në 2013!”.

(im/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem