Lothar Matthaus: Gjermania
nuk ka asnjë yll në Euro 2012

Lothar Matthaus: Gjermania<br />nuk ka asnjë yll në Euro 2012
Ish-futbollisti i Bajernit të Mynihut, Lotar Mateus mendon se Gjermania e vuan mungesën e një lojtari, i cili mund të bëjë diferencën në fushë dhe mund ta çojë skuadrën deri te triumfi në Euro 2012. Ish-përzgjedhësi i Bullgarisë ka thënë se mesfushori sulmues Mesut Ozil ka shumë cilësi, por nuk beson se ylli i Real Madridit është në të njëjtin nivel si Lionel Mesi i Barcelonës.

”Unë gjithmonë jam shumë i kujdesshëm kur njerëzit thonë se një lojtar i vetëm mund ta ndihmojë skuadrën e tij për arritjen e një trofeu. Ozil padyshim ka shumë cilësi, por kështu nuk është Sami Khedira dhe pjesa tjetër e mesfushës”, ka thënë Mateus.

”Gjermania vërtet nuk ka një yll si Lionel Mesi, i cili mund të bëjë dallimin në fushë i vetëm”, ka shtuar Mateus. Ai pastaj foli për rëndësinë e paraqitjes së Bastian Shvainshtajgerit, i cili është kthyer kohët e fundit nga lëndimi, këmbëngul se skuadra e Joakim Lëvit nuk varet nga sulmuesi i Bajernit.

”Ai ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi dhe është duke e luftuar zhgënjimin e humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve. Askush nuk është i pazëvendësueshëm në ekipin kombëtar. Kombëtarja gjermane nuk varet nga Shvainshtajger”, ka nënvizuar Mateus. Gjermania përballjen e parë në Euro 2012 do ta ketë kundër Portugalisë, të shtunën, në Lviv.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës