Dy lojtarët e Liverpool, Dejan Lovren dhe Mohamed Salah kanë shpërndarë mesazhet e tyre të para për vitin 2019 në WhatsApp, dhe biseda duket se për kroatin Lovren veç urimit për vitin e ri ka pasur qëllim tjetër.
Biseda nis me mesazhin nga Lovren në orën 00:30: Gëzuar vitin e ri Brate ( bashkim i fjalëve vëlla dhe shok)
Salah i përgjigejt urimit të Lovren me një mesazh më të gjatë: "Faleminderit Brate, të uroj gjithë të mirat për Vitin e Ri! Vetëm shëndet dhe dashuri."
Më pas Lovren del tek qëllimi i tij i cili është vërtet shtangës:
Gjithashtu Brate, çfarë ore është nesër stërvitja? Të çova gëzuar vitin e ri vetëm sepse dua të di në çfarë ore është nesër stërvitja. Akoma në 3:30 ?
Dejan Lovren
Por nga mesazhet e fundit në WhatsApp, duke iu referuar emoji-t, Salah e ka pritur me mjaft sportivitet situatën.
Dy lojtarët njihen për miqësinë e tyre prej 2 vitesh, që nga koha kur Salah u transferua nga Roma në Liverpool në vitin 2017.