Lëvizja Rinore për Integrim ka marrë pjesë në aktivitetin e firmosjes së kontratës sociale ndërmjet forumeve rinore në vend. Nisma me temën "Të rinjtë për zgjedhjet vendore 2015" e ndërmarrë nga shoqëria civile, ka bërë bashkë forumit rinore të forcave politike për të promovuar kauzën e të rinjve në qeverisjen vendore 2015.
Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari, ka vlerësuar nismën në mbështetje të rinisë dhe ka deklaruar se Lëvizja Rinore për Integrim është e angazhuar për përfaqësimin e të rinjve në mënyrë dinjitoze. Ndër të tjera, ai tha se LRI ka një programor të veçantë rinor për një rini evropiane të arsimuar dhe profesioniste. "Lëvizja Rinore për Integrim është e angazhuar në vazhdimësi për përfaqësimin e të rinjve në mënyrë dinjitoze në politikë dhe për pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje. Forumi ynë ka qenë gjithmonë i hapur për përfaqësimin e të rinjve në politikë dhe shembulli më i mirë është këshilli bashkiak i Tiranës, ku 50% e anëtarëve vijnë nga LRI-ja", tha Braimllari.
Më tej, Kryetari i LRI-së theksoi faktin se sot është një ditë e rëndësishme jo vetëm për firmosjen e kësaj kontrate sociale, por sepse të gjitha forumet rinore të forcave politike bëhen bashkë për një kauzë të rëndësishme, duke lënë pas konfliktet politike. "Sot e rëndësishme nuk është thjesht firmosja e kësaj kontrate sociale për të rinjtë, por është mbi të gjitha një ditë e rëndësishme, pasi sot të gjitha forumet rinore bëhen bashkë për një kauzë të rëndësishme siç është ajo e rinisë, duke hedhur pas krahëve konfliktet politike", u shpreh ai.
Sipas kryetarit të LRI-së, të rinjtë kanë nevojë për zgjidhje konkrete dhe se arsimimi e punësimi i tyre është prioritet kryesor /atsh/
/Shqiptarja.com