LSI braktisi dje Kuvendin
presion ndaj PD-së

TIRANE- Shumica qeverisëse në Kuvend u katandis në 68 vota, dje gjatë votimit për akcizat, duke vënë në dyshim aftësinë e të ashtuquaturës “Aleancë për Integrim” për arritur minimumin e votave, pra 71 që do t’i duhen në raundin e fundit për presidentin e ri.

 Për të dytën herë brenda pak javëve, që nga votimi për anëtarin e KLD-së, kur deputetët e LSI-së nuk votuan kandidatin e PD-së, Elvis Cefa, duke braktisur seancën plenare. E njëjta skemë u përsërit dje, edhe pse votohej një ligj i radhës, por në ditën e parë kur zyrtarisht u hap gara për përzgjedhje e emrit të presidentit të ri të vendit. Në vend që të votonin ligjin për akcizat, në një sallë ku nuk ishte kuorumi i nevo¬jshëm i deputetëve, tre deputetë të grupit parlamentar i LSI-së, me në krye liderin Ilir Meta, preferuan më mirë që të hanin drekë në një restorant afër selisë së sallës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, si një mënyrë karshillëku ndaj partnerëve të mëdhenj në bashkëqeverisje.

Ishe kjo drekë e deputetëve të LSI-së dhe impenjimi i deputetit të PDIU-së Shpëtim Idrizi që e çuan mazhorancën në minorancë, duke testuar për të disatën herë brishtësinë në qeverisje të Partisë Demokratike, forcës kryesore në qeverisje. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta së bashku me dy deputetët e tij, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka kanë qenë duke drekuar në një prej resto¬rantëve afër Kuvendit të Shqipërisë, drekë kjo që i kushtoi rëndë mazhorancës qeverisëse. Ikja e LSI, ka ngrënë votat e Berishës, edhe atëhere kur ka më shumë nevojë, pasi vetë Partia Socialiste nuk ka marrë pjesë në votim, duke i hequr kartat nga aparati, çka pretendohet nga PS se ky votim është i pavlefshëm. Por LSI ikjen në grup nuk e ka për herë të parë, vetëm pak kohë më parë ka ndjekur të njëtën procedurë për të shmangur votimin e kandidatit të Partisë Socialiste, për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Meta në një emision televiziv shpjegoi mungesën e tij gjatë votimit.

IDRIZI
Përveç tre deputetëve të LSI, ka munguar edhe deputeti, njëherësh edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili është larguar nga seanca plenare pak para se të fillonte procesi i votimit. Një votë më pak nga kualicioni me Berishën, për të mbajtur qeverinë gjallë. "Kisha një impenjim tjetër në atë kohë. Nuk kisha ndonjë qendrim ndryshe nga mazhoranca, madje Dashamir Tahiri ka qenë prezent", ka shpjeguar Idrizi për gazetën "Shqi¬ptarja.com". Por i vetmi që ka qëndruar ka qenë vetëm deputeti tjetër i PDIU, Dashamir Tahiri, i cili kohët e fundit nuk është parë të mbajë të njëjtin qëndrim me kryetarin e parisë, Shpëtim Idrizi.

MUNGON ISLAMI
Pasi votoi me kartën e kryetarit të LSI, Ilir Meta gjatë votimit të të marrëveshje së memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BE për pjesëmarrjen në programin e kulturës, Kastriot Islami u largu pa marrë pjesë në votimin e ligjit të ndryshuar për akcizën. Kohët e fundit mazhorancën e ka nxjerrë nga situata vota e Kastriot Islamit, madje ai ka pranuar që në zgjedhjen e prësidentit vota e tij do të jetë vendimtare.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur