LSI del për herë të parë në deklaratë për media për zgjedhjet, Caka: KQZ nuk thotë të vërtetën

LSI del për herë të parë në deklaratë për media për zgjedhjet, Caka: KQZ nuk thotë të vërtetën



Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për herë të parë në lidhje me procesin e votimit të ditës së sotme.

Me anë të një deklarate për shtyp, ish-deputetja e LSI, Silva Caka, ka hedhur akuza ndaj KQZ. Ashtu si edhe Sekretari për zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, edhe Caka ka deklaruar se në qendrat e votimit ka patur një pjesëmarrje tepër të ulët.

Sipas Cakës përveç se KZQ gënjen për shifrat, në procesin zgjedhor janë shënuar edhe disa incidente, si votimi në grup, votimi disa herë një person dhe madje votim pa karta identiteti.

"Sipas monitorimit të kryer nga Lëvizja Socialiste për Integrim, monitorim i pandërprerë që prej orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme, pjesëmarrja në qendrat e votimit në të 61 bashkitë e vendit, nuk e kalon shifrën 10%, ndryshe nga çfarë deklaron Komisioni Socialist Qendror i Zgjedhjeve. I bëjmë thirrje Komisionit Socialist Qendror të Zgjedhjeve të mos vazhdojë më në rrugën e mashtrimit të qëllimshëm të opinionit publik, duke servirur shifra të pa vërteta dhe të manipuluara, pasi po ngarkojnë veten me përgjegjësi ligjore, si manipulues të procesit të votimit. Raportimi nga Komisioni Socialist Qendror i Zgjedhjeve me shifra të pa konfirmuara dhe të marra me telefon nga organizatat socialiste në KZAZ-të e vendit, është një përgjegjësi e rëndë, sepse detyrimi i vetëm që ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve është të informojë publikun me përqindjen reale në votim me shifra reale dhe të konfirmuara. Gjatë procesit socialist të votimit janë konstatuar shkelje tepër të rënda të cilat e kanë shndërruar atë në një proces të manipuluar dhe fals. Janë konstatuar grupet e shkeljeve që nga komisionet e reduktuara të qendrave të votimit deri në 1 ose 3 anëtarë. Përgjimi me kamera i dhomave të fshehta të votimit, votimi në grup, votimi nga dy-tre herë nga i njëjti person, votimi pa mjete identifikimi si kartë identiteti apo pasaportë, sjelljet skandaloze të amtarëve brenda qendrave të votimit e deri të persona të shpallur në kërkim nga policia të cilët po e njëjta polici i përdor duke i shndërruar në një banditizëm elektoral.Gjithçka në votimin monist të organizatës socialiste sot ishte votues, vëzhgues, komisioner, numërues, monitorues , është vetëm partia . pra vetë votojnë, vetë numërojnë dhe vetë shpallin rezultatin. Këto janë zgjedhje të brendshme partiake, të PS, me moton Partia Voton, partia numëron, partia vulos" ka deklaruar Caka. 


Lajmi kryesor:

Reagon OPOZITA/ PD: KQZ po manipulon numrin e pjesëmarresve. Kryemadhi: 85% refuzuan votimet, bye-bye Edi!


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen