LSI i përgjigjet Ramës:
Ka zgjedhur humbjen

LSI i përgjigjet Ramës: <br />Ka zgjedhur humbjen
TIRANE – Edi Rama dhe PS janë të lirë të vazhdojnë drejt vetëshkatërrimit! Kjo është në thelb kundërpërgjigjja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) ndaj deklaratës së liderit socialist i cili në një intervistë tha se nuk do të ketë një koalicion mes Partisë Socialiste dhe asaj të Ilir Metës në zgjedhjet e vitit 2013.

Gjatë një aktiviteti të LSI-së në Tiranë, sekretari i Përgjithshëm i saj, Luan Rama, pohoi se kryesocialisti “ka zgjedhur të humbë” dhe se “destruktiviteti i tij është ndëshkuar edhe më parë” nga votuesit.

“Ne nuk e kemi mendjen se ç’thotë Rama, vëmendja dhe energjitë tona janë për integrimin. Edi Rama ka zgjedhur të humbë, le të vazhdojë në këtë rrugë. Destruktiviteti i tij është ndëshkuar nga vota e qytetarëve” ka theksuar sekretari i LSI.

Reagimi i LSI vjen pas deklaratave të djeshme të Edi Ramës i cili i mbylli derën një koalicioni me partinë e Ilir Metës në zgjedhjet e ardhshme. “LSI-ja është pjesë e koalicionit qeveritar dhe ne nuk shohim asnjë dallim që të na bëjë të mendojmë çfarëdo skenari tjetër, përveç skenarit të marrjes së të gjitha votave të popullit shqiptar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të më shumë se 71 mandateve për të qeverisur Shqipërinë, si alternativë e këtij koalicioni me një ofertë shumë të qartë - ose një rilindje shqiptare ose një rrënim i mëtejshëm me këtë koalicion, ku edhe LSI-ja është pjesë integrale”, deklaroi dje Edi Rama.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SKY ECC/ SPAK njoftim zyrtar për 21 masat e sigurisë mes tyre dhe për Suel Çelën

Zbërthimi i SKY ECC/ SPAK njoftim zyrtar për 21 masat e sigurisë mes tyre dhe për Suel Çelën