LSI koalicion me Berishën në 6 bashki, Caka për Report Tv: Basha tradhtoi kauzat e opozitës, nuk dëshiron të fitojë zgjedhjet, i shijon roli i 'dyshit'

"Basha tradhtoi të gjitha kauzat e opozitës.", kanë qenë këto fjalë e anëtares së Kryesisë së LSI, Silva Caka e cila tha për Report Tv se koalicioni me PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dështoi falë kryedemokratit Lulzim Basha, i cili sipas saj e shijon opozitën dhe rolin e "dyshit".

"Kjo nuk nisi nga LSI. Mungesa e koordinimit lidhur me procesin zgjedhor, mungesa e kmunikimit dhe mbi të gjitha ato çfarë ndodhën pas këtij procesi elektoral, shërbyen për LSI për të parë se kë kishte përpara. Si fillimi heshtëm më tepër për të respektuar vete, jo partinë e Bashës dhe bardhit. ne jemi ende në shtëpinë tonë, Shqipërinë tonë, ndërsa Basha është bërë një shtojcë e Ramës. Basha nuk donte të fitonte zgjedhjet, i shijon më shumë të mos ketë përgjegjësi dhe të fitojë para, i shijon roli i dyshit. Basha duke qenë në opozitë përfiton nga pushteti.  Basha tradhtoi të gjitha kauzat e opozitës.", u shpreh ajo.

Ish-deputetja e ftuar në "Studio Live" me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj tha se LSI do të mbështesë kandidatët e zgjedhur nga demokratët në primaren, pasi sipas saj ky është një proces i cili duhet të lavdërohet. Ajo shtoi se ky koalicion është më tepër administrativ se politik dhe ka për qëllim "çmontimin e regjimit të Ramës".

"Do të bashkohen edhe parti të tjera, do të bëhet publike në ditët në vazhdim. Ne do të jemi në koalicion në të 6 baskitë. Nuk janë kandidatët e Berishës mos i quani ashtu, ai është një grupim, Grupi i Rithemelimit. Propozimi erdhi nga Grupi i Rithemelimit, erdhi nga sekretari i përgjithshëm në Kryesinë e kësaj Lëvizjeje. Ne do të jemi në suport të të gjitha kandidaturave që kanë dalë nga primarja, që vlen të theksohet se është për t'u lavdëruar. E konsideruam më tepër si një çështje administrative sesa politike. Ne duhet të fokusohemi te qëllim dhe të gjejmë mjetin për ta arritur. Qëllimi është çmontimi i regjimit të Ramës sado pak edhe në këto 6 bashki. Ky është qëllimi kryesor, dhe nuk arrihet ndryshe përveçse të jemi të gjithë bashkë.", u shpreh ajo.

Duke folur lidhur me rolin e rinisë në politik, Caka tha se LSI i ka mbështetur gjithmonë dhe jo vetëm "për sy e faqe".

"Zgjedhjet e fundit janë tregues i qartë, ne në  shumë qarqe kemi pasur drejtues të rinjtë. LSI nuk i mban të rinjtë vetëm si figura. Nuk ka lidhje me shtirjen dhe dukjen, është një politik që LSI e ka ndjekur gjithmonë, që nga themelimi i saj. Rinia nuk ka si të fuqizohet ekonomikisht, po nuk u fuqizua politikisht.", u shpreh anëtarja e Kryesisë së LSI.

J.GJ./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LQI: 31/01/2022 18:43

    Ne ka ndonje shanc per te fituar ndonje bashki PD eshte vec Basha, se ndoshta mund tja fale Rama, po sa per llumin e bere bashke sal - met as mos coni ne mendje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë