TIRANE- LSI propozon festime dinjitoze për 70 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Në kuadër të kësaj LSI propozon ngritjen e një komisioni të posaçëm shtetëror gjithëpërfshirës nga qeveria dhe rikonstruksionin e varrezave të dëshmorëve në të gjitha qytetet.
"“Viti 2014 është viti i 70 vjetorit të çlirimit të atdheut. Kjo ngjarje e madhe, bashkë me shpalljen e Pavarësisë meriton vëmendje të posaçme dhe respekt të veçantë, nderim të madh nga e gjithë shoqëria shqiptare. Është detyrë e qeverisë dhe në emër të LSI i prop0zoj të krijojë një komision të posaçëm shtetëror gjithëpërfshirës me qëllim që programimi dhe festimi i 70 vjetorit të jetë i denjë për këtë ngajrje të madhe të nderojë sakrificën sublime dhe gjakun e dëshmorëve. Është e pafalshme të anashkalohen ngjarje të tilla që kanë shënuar dhe bërë epokë “- tha Luan Rama, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së sot në një prononcim për median nga selia e kësaj partie.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com