LSI largohet nga salla, Luan Rama- Gramoz Ruçit: Mblidh partitë, dialog për Reformën në Drejtësi

LSI largohet nga salla, Luan Rama- Gramoz Ruçit: Mblidh partitë, dialog për Reformën në Drejtësi

Me vazhdimin e seancës plenare të ditës së sotme, deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë larguar nga salla. LSI u largua pas fjalës së zv/kryetarit të kësaj partie, Luan Ramës.

Rama mbajti një fjalë në Kuvend më herët, ku i kërkoi kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi, të mbledhë aktorët politikë që të zgjidhin problemet e Reformës në Drejtësi, mes tyre ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese e cila pas nisjes së procesit të Vettingut ka ngelur me vetëm 2 anëtarë.

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, iu përgjigj kërkesës së Ramës se pritet përgjigja e PD-së.


Deputetët e LSI-së jashtë sallës së Kuvendit

Luan Rama: Gjykoj dhe insistoj se eshte i nevojshem takimin dhe dialogu i gjithe aktorëve parlamentarë në këtë moment. Kërkoj të investoheni ju si kryetar kuvendi që të zgjidhet problemi i implëmentimi të reformës në drejtësi

Ruci: Presim përgjigjen e grupit të PD për këtë dialog që ju kërkuat. Deri atëherë seanca vijon normalisht.

I pyetur nga gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, pse LSI nuk u kujtua më herët për të bërë këtë propozim, Rama tha se për propozimet s’ka radhë apo kohë.

S’ka radhë për propozimet, mjafton të jenë funksionale. Kemi kërkuar prej kohësh që dialogu të jetë serioz dhe i vazhdueshëm. Jemi përballë një kolapsi institucional, është emergjencë kombëtare. Ligjin do e bëjnë bandat. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është skandaloze. Ne jemi pjesë e të njëjtës opozitë dhe misioni është kthimi i normalitetet i funksioneve Kushtetuese. Reforma në drejtësi është një sfidë kombëtare. Ne kemi kërkuar që dialogu në Kuvend duhet të jetë serioz.

Luan Rama, zv/kryetar i LSI-së


Lajmi kryesor:

Shtyhet ligji për ‘Magjistratët’, Ruçi: Opozita refuzoi dialogun! Basha: Lojë sigurimsash/ Kuvendi merr pushimet


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'E kam si vëllanë e vogël', Calhanoglu: Asllani e ardhmja e Interit

'E kam si vëllanë e vogël', Calhanoglu: Asllani e ardhmja e Interit