Shtyhet ligji për ‘Magjistratët’, Ruçi: Opozita refuzoi dialogun! Basha: Lojë sigurimsash/ Kuvendi merr pushimet

TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur këtë sesion parlamentar, ndërsa nuk ka arritur konsensusin për të votuar dy projektligjet me shumicë të cilësuar, 84 vota. Nga dy projektligjet, ai për ‘Magjistratët’ prej disa javësh është shoqëruar me shumë debate mes palëve, por ashtu si seancat e kaluara edhe sot opozita bojkotoi duke mos pranuar që ta votojë. Kështu që dy ligjet shtyhen për në sesionin e ri parlamentar. Të gjitha projektligjet e tjera të rendit të ditës me shumicë të thjeshtë janë miratuar nga PS. 

Debati për ligjin për Magjistratët
Në seancën e sotme, PD bojkotoi Kuvendin, ndërsa LSI ishte e pranishme në fillim duke kërkuar përmes Luan Ramës, që Ruçi të investohej për të thirrur një tryezë trepalëshe për të zgjidhur ngërçin e reformës në drejtësi. Kryetari i Kuvendit, deklaroi se gjatë komunikimit me kryetarët e grupeve parlamentare, vetëm Balla shprehu gatishmërinë, pasi Spaho nuk pranoi, ndërsa Luan Rama nga LSI nuk erdhi, pavarësisht propozimit. 

Komunikova me të tre kryetarët e grupeve dhe kjo tryezë nuk u mundësua, disponibël ishte vetëm Balla, Spaho refuzoi për të marrë pjesë, pasi u shpreh se pa u anuluar ligji për teatrin nuk marrim pjesë dhe zoti Rama, që ishte negociuesi, nuk mundësoi prezencën e tij në tryezë. Kështu projektligjet shtyhen.

Gramoz Ruçi

Ndërkohë që opozita nuk ishte në unison me këtë propozim të Luan Ramës, pasi Basha e cilësoi si një lojë të vjetër sigurimsash.  Nga selia blu përmes një konference  Basha tha se shkolla e Magjistraturës është kthyer në shkollë partie, dhe se kryeministri Edi Rama e ka kthyer në fenomen shkollën e plepave. Basha tha se votat e opozitës për ligjin e magjistratëve nuk zgjidhin problemet dhe kolapsin e Reformës në Drejtësi.  Basha prezantoi 7 pika që sipas tij përbëjnë rrugën nga duhet të kalojë konsensusi.

RENDI I DITES NE KUVEND
Projektligji “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”-MIRATOHET

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar’-MIRATOHET

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””-MIRATOHET

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”SHTYHET

Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat urbane dhe rurale, faza e dytë”, ratifikuar me ligjin nr. 86/2015”-MIRATOHET

Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Efiçenca energjetike përmes sektorit bankar” ratifikuar me ligjin nr. 89/2015””-MIRATOHET

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., për programin e arsimit dhe formimit profesional nëpërmjet inovacionit”-MIRATOHET

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare - rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë - Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, në kuadër të grantit të investimit nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor”-MIRATOHET

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e financimit për projektin e modernizimit të asistencës sociale”-MIRATOHET

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 3 konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale”-MIRATOHET

Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”-MIRATOHET

Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore”-MIRATOHET

Projektrezolutë “Për reformën e politikës shtetërore për diasporën”-MIRATOHET

Për votim: - Projektligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”-MIRATOHET

Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar””-SHTYHET

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Magjistratët, Basha mbledh grupin: Ligji s’zgjidh asgjë, është bërë si shkolla e partisë

Paralelisht me seancën plenare, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur grupin e deputetëve demokratë. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Basha iu ka thënë të tijëve se ligji për magjistratët e rinj, nuk zgjidh asgjë.

“Ligji për magjistraturën nuk zgjidh asgjë, se është bërë si shkolla e partisë. Këtu ka rënë sistemi i drejtësisë, që nga Gjykata Kushtetuese e me radhë.”-mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje.

Ora 12:11
Manja i përgjigjet Luan Ramës: Profetët juridikë të opozitës po spekulojnë, s’ka dialog për të zhbërë reformën

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i është përgjigjur nga jashtë Kuvendit, shqetësimit të ngritur nga zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama. Manja ka thënë se sistemi i drejtësisë nuk është në kolaps, pasi sipas tij, reforma dhe ligjet e saj, i kanë të përcaktuara rrugët e zhbllokimit të ngërçeve si në Gjykatën Kushtetuese edhe në emërimin e magjistratëve të rinj.

Siç është diskutuar këto ditë në media, ligji për shkollën e magjistraturës dhe emërimin e 16 magjistratëve që janë emëruar në qershor. Projektligj tejet i rëndësishëm i karakterit juridik, është votuar një herë në mandatin që iku bashkë me LSI. Meqë dy organe s’janë krijuar për të bërë emërimin e magjistratëve, propozimi ynë sot është që ta bëjë direk ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ne s’i kemi këto vota, por ta shohim njëri-tjetrin në sy e të themi disa të vërteta për Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e saj. nuk është kuptuar procesi siç duhet. Po spekulohet politikisht. Njerëzit pyesin pse opozita s’voton, teoria është e qartë. Teoria e kolapsimit të Reformës në Drejtësi, nuk është teori juridike. Është teori e opozitës, që ditën e parë pas votimit u bë pishman. Nga opozita na kanë dalë profetë juridikë që thonë se e kishin parashikuar si do kolapsohej reforma në drejtësi. S’ka profetë  e kryeprofetë që ia mbush mendjen shqiptarëve se reforma në drejtësi, s’është kryereforma.

99% e shqiptarëve që para shumë vitesh, i thonin klasës politike se drejtësia është e korruptuar, po marrim Maliqin jo ligjin. Kemi rezultatet e para, profeti popull ka patur të drejtë. S’ka kolapsim, sepse kushtetuta dhe ligjet e reformës kanë përcaktuar qartë zhbllokimin. Dialog për të zhbërë reformën në drejtësi dijeni se s’ka e s’do të ketë.

Nëse opozita s’jep votën do presim me qetësi ngritjen e organizmave të re. Opozita të reflektojë. Konsensusi i korrikut 2016, do iu duket dimër. Ky s’është shantazh.

Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Ora 11:46
Kuvendi në FOTO/ Majko i menduar, Gjiknuri dhe Ahmetaj diskutim të zjarrtë

Kuvendi është duke zhvilluar ditën e sotme seancën e fundit, ndërsa LSA ka fokusuar disa momente nga ajo çfarë po ndodh. PD dhe LSI nuk janë të pranishme, ndërsa as kryeministri Rama dhe disa prej ministrave nuk ndodhen. Vëmendjen seancën e sotme e ka tërhequr Pandeli Majko i cili shfaqet i menduar, ndërsa ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj diskutojnë në prani të Nikollës.

Foto nga seanca e sotme ne Kuvend

Ora 11:11
LSI largohet nga salla, Luan Rama- Gramoz Ruçit: Mblidh partitë, dialog për Reformën në Drejtësi

Me vazhdimin e seancës plenare të ditës së sotme, deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë larguar nga salla. LSI u largua pas fjalës së zv/kryetarit të kësaj partie, Luan Ramës.

Rama mbajti një fjalë në Kuvend më herët, ku i kërkoi kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi, të mbledhë aktorët politikë që të zgjidhin problemet e Reformës në Drejtësi, mes tyre ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese e cila pas nisjes së procesit të Vettingut ka ngelur me vetëm 2 anëtarë.

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, iu përgjigj kërkesës së Ramës se pritet përgjigja e PD-së.


Deputetët e LSI-së jashtë sallës së Kuvendit

Luan Rama: Gjykoj dhe insistoj se eshte i nevojshem takimin dhe dialogu i gjithe aktorëve parlamentarë në këtë moment. Kërkoj të investoheni ju si kryetar kuvendi që të zgjidhet problemi i implëmentimi të reformës në drejtësi

Ruci: Presim përgjigjen e grupit të PD për këtë dialog që ju kërkuat. Deri atëherë seanca vijon normalisht.

I pyetur nga gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, pse LSI nuk u kujtua më herët për të bërë këtë propozim, Rama tha se për propozimet s’ka radhë apo kohë.

S’ka radhë për propozimet, mjafton të jenë funksionale. Kemi kërkuar prej kohësh që dialogu të jetë serioz dhe i vazhdueshëm. Jemi përballë një kolapsi institucional, është emergjencë kombëtare. Ligjin do e bëjnë bandat. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është skandaloze. Ne jemi pjesë e të njëjtës opozitë dhe misioni është kthimi i normalitetet i funksioneve Kushtetuese. Reforma në drejtësi është një sfidë kombëtare. Ne kemi kërkuar që dialogu në Kuvend duhet të jetë serioz.

Luan Rama, zv/kryetar i LSI-së

Ora 10:42
Transferimi i mallrave ushtarake, Vullnet Sinaj: Votojeni, i domosdoshëm, s’ka efekte në buxhet

Deputeti i PS, Vullnet Sinaj u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të votojnë projektligjin për “kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”. Ai u shpreh se ligji është i domosdoshëm, ndërsa është në përputhje me standardet e BE dhe nuk ka asnjë efekt në buxhet.
Ligji është i domosdoshëm për transferimet ndërkombëtare në përputhje me rregulloren e BE. Në projektligj ka ndryshuar ligji i mëparshëm, duke përputhur me rregulloren e BE. Në nenin 11, janë parashikuar rastet e kontrollit shtetëror edhe për mallrat që nuk janë të listuar në listën e kontrollit, nëse ekziston një informacion. Parashikohet një risi me nenin 36, ku përcaktohet mënyra e bashkëpunimit në kontrollin doganor mbi licencat e lëshuara dhe vendimet e marra dhe kompetencën e doganës për të bllokuar mallrat, në ligjin e parë mungonte. Asnjë organ nuk e kishte parashikuar kompetencën për të marrë këtë vendim. Është parashikuar edhe thirrja e ekspertëve të huaj, kur rastet nuk mbulohen nga ekspertët vendas. Ligji është përfshirë në planin kombëtar të integrimit për politikën e kontrollit të transferimit të mallrave. Projektligji nuk ka efekte në buxhetin e shtetit. Ju ofroj që ta miratojmë të gjithë së bashku.

Deputeti i PS Vullnet Sinaj

Ora 10:42
Transferimi i mallrave ushtarake, Vullnet Sinaj: Votojeni, i domosdoshëm, s’ke efekte në buxhet

Deputeti i PS, Vullnet Sinaj u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të votojnë projektligjin për “kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”. Ai u shpreh se ligji është i domosdoshëm, ndërsa është në përputhje me standardet e BE dhe nuk ka asnjë efekt në buxhet.

Ligji është i domosdoshëm për transferimet ndërkombëtare në përputhje me rregulloren e BE. Në projektligj ka ndryshuar ligji i mëparshëm, duke përputhur me rregulloren e BE. Në nenin 11, janë parashikuar rastet e kontrollit shtetëror edhe për mallrat që nuk janë të listuar në listën e kontrollit, nëse ekziston një informacion. Parashikohet një risi me nenin 36, ku përcaktohet mënyra e bashkëpunimit në kontrollin doganor mbi licencat e lëshuara dhe vendimet e marra dhe kompetencën e doganës për të bllokuar mallrat, në ligjin e parë mungonte. Asnjë organ nuk e kishte parashikuar kompetencën për të marrë këtë vendim. Është parashikuar edhe thirrja e ekspertëve të huaj, kur rastet nuk mbulohen nga ekspertët vendas. Ligji është përfshirë në planin kombëtar të integrimit për politikën e kontrollit të transferimit të mallrave. Projektligji nuk ka efekte në buxhetin e shtetit. Ju ofroj që ta miratojmë të gjithë së bashku.

Deputeti i PS Vullnet Sinaj

Ora 10:27
PD nuk ndodhet në seancë, LSI kërkon pushim për mbledhje grupi

PD nuk ka qenë e pranishme në nisje të seancës së sotme, pasi deputetët e djathtë kanë zhvilluar një mbledhje grupi për strategjinë që do të ndjekin. Report Tv mëson se PD nuk ka regjistruar asnjë deputet për të diskutuar. Ndërkohë që edhe LSI, partia e dytë më e madhe në opozitë ka kërkuar 10 minuta pushim për mbledhje grupi.

Ora 10:22
Luan Rama: S’e votojmë ligjin për ‘Magjistratët’, Kuvendi jo pushime, të zgjidhë Kushtetuesen

Zv. Kryetari i LSI-së, Luan Rama ka marrë fjalën në fillim të seancës plenare duke deklaruar se LSI nuk do të votojë ligjin për magjistratët, pasi bie në kundërshtimin me Kushtetutën e re që Kuvendi votoi dy vite më parë. Ai u shpreh se kjo është një lëvizje e shumicës për të kapur sistemin. Gjithashtu Luan Rama i kërkoi Kuvendit që të mos marrë pushimet, por të zgjidhë cështjen e Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i Kuvendit, Ruçi i ndërpreu fjalën deputetit të LSI, pasi kishte kaluar minutat e përcaktuara. Ai i kërkoi kryetarit të Kuvendit 2 minuta nga diskutanti i radhës nga LSI, por Ruçi nuk pranoi.

Me ndërhyrjen e ndërkombëtareve u bë e mundur që të miratohet paketa e reformës në drejtësi për të bërë të mundur që drejtësia të merrte vlerën e saj sikur i takon. Dy vjet më pas, sot meqë është edhe seanca e fundit duhet të bëhej një bilanc se çfarë po ndodh dhe ku kemi mbërritur me reformën në drejtësi. LSI e bindur që reforma në drejtësi duhej bërë, por mbi bazën e parimeve që ne sanksionuam me ndryshimet kushtetuese. Dy vite më pas bilanci është skandaloz, Shqipëria pa gjykatë Kushtetuese, të Lartë dhe shumë shpejt do të gjendet në kolaps total. Përgjegjësia është e të gjithë klasës politike. Nëse fjai është i opozitës, po dy vite pas, shumica nuk ndjen asnjë përgjegjësi, që vendi është në këtë situatë skandaloze? Për faj të arrogancës së vet dhe veprimeve të njëanshme jemi në zgrip të funksionimit të institucioneve. Duhet të kishte një reflektim për të zbardhur përgjegjësinë tonë. Po kush e krijoi problemin në Shkollën e Magjistraturës? Sot na kthehet ti kthejmë pushtet atij institucioni, që jo vetëm nuk i takon pushtet, por përgjegjësia kryesore me problemet që ka krijuar, KLD-ja. Ju na thoni ti japim jetë, qendrës më të korruptuar të sistemit të drejtësisë. Ligji parashikon që ky institucion nuk duhet të ekzistojë më. Apo ti japim autoritet vendimmarrjes prokurorit të përgjithshëm, sepse nuk projektuam hapat që duhet të ishin ndërmarrë. E gjitha ka qenë një skemë e organizuar për të kapur sistemin.

Luan Rama

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hyqymeti: 24/07/2018 01:11

    TURP NJEQIND HERE TURP KA MBETUR DREJTESIA SHQIPETARE NE GJYKIMIN E RRRUCIT DHE LLAPAQENIT TE RRANGUT BALLA , ULSI MANJA

    Përgjigju
  • Faik: 23/07/2018 16:21

    RESPEKTE Ulsi MANJA dhe asnjë PAZAR Kundër REFORMËS , sepse edhe BUFI e di që BASHA bashkê me KRYE HAJDUTËT e tjerë të OPOZITËS duan GARANCI që mos të shkojnë në BURG , me gjithato Krye KRIME dhe VJEDHJE që kanë bërë këto 28 VJET Anarshi dhe QÊNËRI !

    Përgjigju
  • Hinglateri: 23/07/2018 14:53

    Basha simpioza e Bajges.Presim nga nje hajdut e vrases.

    Përgjigju
  • redi: 23/07/2018 11:52

    Refirma ne drejtesi drejtohet nga USA dhe BE , dhe pengesat qe kane dy vjet qe vogen nga PD dhe LSI do kete kosto per ata . Populli po sheh kush eshte pro padrejtessise dhe nuk eshte cudi qe te dy keta parti te marrin minimumin e vitave ne zgjedhjet e ardheshme . Vetingun nuk ka zit e jo parti qe ta ndaloj dhe kriminelet e gahdutet ne drejtesi pi ikin nga syte kembet bile do ju konfiskohen dhe pasurite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen