LSI,Manjani: KQZ ka dështuar
totalisht me procesin zgjedho

LSI,Manjani: KQZ ka dështuar<br />totalisht me procesin zgjedho
TIRANË - “Dështim total i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por jo vetëm qeverisë shqiptare gjithashtu dhe të pushtetit vendor në lidhje me këtë fazë përfundimtare të organizimit të zgjedhjeve në Shqipëri’, ka theksuar sot nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani.
 
E PARA, KA DËSHTUAR NUMËRIMI ELEKTRONIK
"Konkretisht në Shqipëri ka dështuar, për faj ekskluziv të qeverisë shqiptare dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, procesi i verifikimit elektronik të kartës në Tiranë", ka bërë të ditur Ylli Manjani.

Ai i ka bërë thirrje gjithë punonjësve të strukturës zgjedhore, anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit, duke filluar nga anëtarët e LSI-së, të tregojnë kujdes dhe përkushtim maksimal për të verifikuar qartë dhe në mënyrë të ndershme zgjedhësit, që paraqiten për të votuar vetë në qendrën e votimit, me dokument identiteti, pra letërnjoftim elektronik ose kartë elektronike dhe pasaportë biometrike për të përmbushur kështu një detyrë ligjore, detyrë, të cilën nuk e përmbushi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, theksoi Manjani.
 
Ai kujtoi se “përkundrazi, KQZ harxhoi 2 milionë euro për një detyrë të pabërë dhe përveçse dëmton procesin zgjedhor i ka shkaktuar dëm ekonomik këtij shteti; dëm, të cilin pas zgjedhjeve dikush do ta paguajë. Jua garantojmë këtë që dikush do ta paguajë”.
 
E DYTA, PO BLIHEN VOTA
"E dyta, po vëmë re shenjat e para të personave të degjeneruar në pushtet, që kanë administruar fonde publike në këto 8 vjet në tentativat e para për të joshur votues, për të blerë vota apo për të krijuar situata të tilla, të cilat sipas Ligjit Penal, i hartuar me konsensus të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe gjithë partive politike janë vepra penale të ndëshkueshme. Dhe jam këtu sot për të bërë thirrje, që kushdo që tenton të përdorë para apo mjete të tjera për të joshur zgjedhësit në ditën e votimit është i ndëshkueshëm penalisht. Jua garantojmë edhe këtë që do të ndodhë, jo për hakmarrje, por për drejtësi, sepse është momenti që të flasë ligji, është momenti që të flasë drejtësia”, theksoi Manjani.   
 
E TRETA, MUNGON TRANSPARENCA 
'Së treti, ka një problem që mungon qartësisht në transparencën e zgjedhjeve. Ajo që quhet transparencë e zgjedhjeve mungon për shkak të faktit se zgjedhësit janë pak ose aspak të informuar dhe kjo na rezulton qartësisht gjatë punës që kemi bërë në terren. Janë pak ose aspak të informuar për vendin se ku do të votojnë, për qendrën e votimit ku do të votojnë, për numrin e qendrës së votimit që janë renditur në listë dhe kjo vjen për shkak të faktit se pushteti vendor dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dështuar totalisht të njoftojë me shkrim, siç thotë ligji, zgjedhësin për këtë informacion", ka analizuar Ylli Manjani.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i plagosjes së kryeministrit Fico në zgjedhjet e qershorit në BE

Ndikimi i plagosjes së kryeministrit Fico në zgjedhjet e qershorit në BE