LSI, Manjani: Skeptikë për
numërimin elektronik

LSI, Manjani: Skeptikë për <br />numërimin elektronik
TIRANE-Numërimi elektronik, mund të dëmtojë procesin zgjedhor. Ky është shqetësimi që ka përcjellë sot LSI, përmes sekretarit ligjor të saj, Ylli Manjani. Ai dekalroi se LSI mbështetur idenë për të numëruar elektronikisht votat, por nisur nga koha e mbetur në dispozicion për realizimin në tërësi të reformës kjo forcë politike mbetet skeptike për konkretizimin e kësaj ideje.

“Ne vlerësojmë se nga çasti kur të ketë përfunduar reforma zgjedhore do të ngelen shumë pak kohë në dispozicion të strukturës zgjedhore për të filluar përgatitjet për numërimin elektronik në shkallë vendi”.-theksoi Manjani. Sekretari për cështjet ligjore në LSI theksoi gjithashtu se në procesin e përgatitjes për të realizuar numërimin elektronik në shkallë vendi, nevojiten të kryhen edhe disa hapa të domosdoshëm siç janë kryerja e një studimi fisibiliteti, vendosja e standardeve të makinave që do përdoren, kryerja e procedurave të prokurimit, gjetja e mjediseve të përshtatshme për përdorimin e tyre, ngritja e komisioneve dhe e ekipeve që do ti përdorin, trajnimi I tyre, hartimi I manualeve të përdorimit etj. Të gjitha këto kërkojnë kohë e cila, sipas LSI, nuk është e mjaftueshme.

Për shkak të kësaj problematike që nxjerr në pah ideja e numërimit elektronik të votë, LSI vlerëson se mund të shndërrohet në një shkak për prishjen e procesit zgjedhor në shkallë vendi. Për të shmnagur këtë gjë Manjani bëri të ditur se LSI i ka propozuar komisionit të reformës zgjedhore: Të përdorë në mënyrë pilot procedurën e numërimit të votave, për ti dhënë mundësi strukturës zgjedhorë të përshtatet më mirë me këtë risi si dhe të shtojë numrin e KZAZ-ve, duke ulur numrin e votave për tu numëruar në ato ZAZ që kanë mbingarkesë dhe duke shpejtuar kështu nxjerrjen e rezultatit.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë