‘LSI më largoi në mënyrë tinëzare’, Nasip Naço për Report Tv: Kërkonin të më kandidonin në Durrës! Nuk jam rrogëtar, s'bëhem vasal i askujt

Partia Socialiste ka vendosur në një zonë të ‘sigurt’ fituese ish-ministrin e Drejtësisë, Nasip Naçon, në qarkun e Beratit, të cilin e ka renditur të katërtin në listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për Report Tv, Naço pranoi se largimi nga LSI nuk ka qenë i lehtë, por kjo sipas tij ka ardhur për shkak të eksperimenteve të ndërmarra pas 2017-ës nga kjo parti. Madje Naço shtoi se atij i është kërkuar që të kandidojë në Durrës, duke humbur kështu elektoratin që ka në Berat dhe pa asnjë koment janë larguar të gjithë drejtuesit e qarkut të Beratit.

‘Sigurisht që ka qenë e vështirë nuk është në karakterin tim që të hidhja një hap të tillë, por thash që ka qenë në vazhdimësi eksperimentet politike të LSI-së, nga 2017 pas largimit të zotit Meta brenda LSI-së ka qenë një grup i vogël që merrte vendime në çdo rast duke ecur me fakt të kryer. Nuk kanë qenë vizionar në drejtimin e LSI dhe thash që ka dështuar me sukses. Një pjesë e elektoratit rreth 80% më kanë kërkuar që të kandidoj me PS-në dhe ato të votonin për PS-në. Largimi im ka qenë një largim tinëzar i tyre, pasi kërkonin maksimumin që të kandidoja në Durrës dhe sërish në Berat dhe në një moment për të gjithë ish kandidatët dhe atë që kanë kontribuar në LSI në qarkun e Beratit u larguan pa u dhënë asnjë koment, duke na larguar neve drejtuesit dhe duke mbajtur në drejtuesit dhe duke kërkuar që të mbajnë elektoratin, por kjo gjë nuk do të funksionojë, pasi ne prej vitesh jemi të lidhur me elektoratin. Ishte dëshira e tyre që të kandidoja kombinuar edhe me një kërkesë të kryeministrit. Fillova disa muaj që të ushtroj profesionin, tim të avokatit. Kjo është një nga arsyet që unë jam ndryshe, pasi nuk jam rrogëtar apo oborrtar i LSI-së. Nuk jam paguar asnjëherë nga kryesia e LSI-së siç ka shumë të tjerë aty. Nuk kam qenë asnjëherë vasal i askujt. Kur të mos jem i mbështetur nga qytetarët do të largohem.’Ajo që ka ndodhur në qarkun e Beratit është se të gjithë ish-kandidatët e LSI-së që morën 20 mijë vota nuk janë më pjesë e kësaj gare, si pasojë e një eksperimenti të kryer nga ky lidership. - tha Naço.

Naço nënvizoi se objektivi i PS-së në Berat është maksimumi 6 mandate nga 7 që janë në total.

‘Objektivi i PS për qarkun e Beratit minimumi 5 deputetë dhe maksimumi 6, nga 7 mandate që janë në Berat. Unë besoj se do të jetë qarku surprizë. Votohet për subjektin politik, pastaj do të votohet edhe për kandidatët.’- tha Naço.

VIDEO/Intervista e plotë 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pleshti: 09/03/2021 19:08

    Ky frymori i korruptuar dhe Robert Bitri hyjnë te pisat dhe hajdutet e buxhetit te shtetit...keta janë te pafytyre

    Përgjigju
  • Wei: 09/03/2021 18:34

    Sbehesh vasal i askujt vetem i rames.

    Përgjigju
  • lexues: 09/03/2021 16:28

    po ti je politikan me nam...kaq vite ne ok....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës