Katër anëtarë të KQZ drejt largimit/ LSI në mëshirë të PD pas ikjes së Veleshnjës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në prag rifreskimi sepse më shumë se gjysmës së anëtarëve të saj ju përfundon mandati në mes të tetorit. 4 anëtarë, dy të zgjedhur nga opozita dhe dy nga mazhoranca mbyllin mandatet e tyre në pritje të vendimeve politike për rikonfirmimin apo zëvendësim. 

Mandati i mbaron Vera Shtjefnit dhe Hysen Osmanit, të propozuar nga Partia Demokratike si parti opozitare, ndërsa në fund të mandatit është edhe Bledar Skënderi i zgjedhur nga PS e Gëzim Veleshnja i propozuar nga LSI në vitin 2015, kur partia e Ilir Metës ishte pjesë e mazhorancës. 

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj përmes një letre ka njoftuar për këto vakanca Komisionin e Ligjeve duke i kërkuar të nisë procedurat e zëvendësimit. Partitë janë të përgatitura për debatin që do të zhvillohet në komision, debat nga i cili pritet që Lëvizja Socialiste për Integrim të ngelet pa anëtar në KQZ pas ikjes së Veleshnjës. Burime nga Partia Socialiste i thanë Report TV se mandati i Veleshnjës i takon mazhorancës, pasi kur u zgjodh në vitin 2015 si propozim i LSI, partia asokohe e drejtuar nga Ilir Meta ishte në koalicion me PS. 

Në këto kushte, burime pranë Partisë Socialiste thanë se do të jetë kjo parti që do të propozojë pasuesin e Veleshnjës, duke e lënë kështu partinë e dytë opozitare pa asnjë përfaqësues në tryezën e vendimeve zgjedhore, pak muaj përpara zgjedhjeve. 

Kjo përllogaritje vjen si lexim i Kodit Zgjedhor i cili përcakton se 3 anëtarë i takojnë mazhorancës, dhe tre opozitës. Në kushtet kur PS është e vetme në mazhorancë, asaj i takojnë tre anëtare, ndërsa PD, LSI dhe PR duhet të ndajnë me vullnet politik të brendshëm 3 anëtarët e tyre. 

Opozita veç Osmanit e Shtjefnit që ju përfundon mandati, anëtar të tretë ka përfaqësuesin e PR-së. De facto përfaqësues i PR është Klement Zguri, por de juro PR-ja përfaqësohet nga Denar Biba pas rikompozimit të KQZ nga marrëveshja e 17 majit Rama-Basha. 

Ndërkohë, LSI nuk mund të shkëmbejë kokë më kokë anëtarin e saj me të PR-së, pasi një anëtari të KQZ mandati nuk mund t’i ndërpritet pa ndonjë shkelje kushtetuese, e vetëm për balanca politike. 

Kështu, LSI ngelet në mëshirë të PD për t’i dhënë një përfaqësues në KQZ (mes vakancave të Shtjefnit e Osmanit), vendim i cili kërkon bujari të madhe nga ana e selisë blu. Ky debat mund të rivendosë në pikëpyetje edhe fatin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri. Ai është de fakto përfaqësues i opozitës që prej marrëveshjes së 17 majit mes Bashës e Ramës, por Kodi Zgjedhor ja jep drejtimin e KQZ-së mazhorancës. Zhvendosja e debatit ditët e ardhshme në tryezën e Komisionit të Ligjeve do të qartësojë si pozicionin e PS ndaj kreut të KQZ, ashtu edhe atë të PD-së ndaj LSI-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:58
LSI pa anëtar KQZ-je? Reagon Vasili: Do të zbatojmë 100 % Kodin Zgjedhor 

Pas lajmit të publikuar në Report Tv se LSI rrezikon të ngelet pa anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkak se anëtarit të LSI në KQZ, Gëzim Veleshnja i mbaron mandati, ka reaguar dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Mazhoranca pritet ta zëvëndësojë Veleshnjën me një anëtar nga radhët e saj, por sipas Vasilit, LSI do të zbatojë kodin Zgjedhor për anëtarin e saj.

“Do të zbatojmë 100 % Kodin Zgjedhor”,-ka thënë Vasili për Report Tv. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gimi: 23/09/2018 15:33

    po ky klement zguri qe si mbaron mandati kurr. ka qe ne 90 aty!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi