LSI-PD, lufta në KQZ
për 1 mandat në Kukës

LSI-PD, lufta në KQZ<br />për 1 mandat në Kukës
TIRANE - Lufta për mandatin e dytë të opozitës në Qarkun e Kukësit është zhvendosur tashmë në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve. Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Genci Gjonçaj kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonat zgjedhore të qarkut Kukës.

Sipas tij, por i mbështetur edhe nga përfaqësuesi ligjor i LSI, Ilirjan Muho, ka një diskordancë mes materialit të vënë në dispozicion KQZ-së dhe atij që disponon subjekti zgjedhor përkatës (PS) lidhur me rezultatet përfundimtare për këtë qark.

Aktualisht sipas rezultateve, por të pakonstituuar nga KQZ, në qarkun e Kukësit Partia Demokratike ka arritur që të marrë 3 mandate deputetesh nga 4 mandate që ka gjithsej ky qark. Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm Falmur Noka, deputetin Besnik Dushaj si dhe Alban Zenelin, i cili është i treti në listën e deputetëve nga PD në këtë qark.

Ndërkohë që e majta ka marrë vetëm një deputet, pikërisht Vexhi Muçmatën. Por sipas kërkesës së të majtëve në KQZ, LSI pretendon se ka fituar votat për të patur dhe ajo një deputet në këtë qark, Apostol Goçin. Gjithësesi debatet nuk munguan në KQZ, ku kërkesa e PS për shtyrje të nxjerrjes së rezultatit përfundimtar në këtë qark u kundërshtua nga përfaqësuesi ligjor i PD, Njazi Kosovrasti.

Ai u shpreh se shtyrja që kërkohet për qarkun Kukës është e paarsyeshme, pasi materiali për këtë çështje është vënë në dispozicion të KQZ-së që ditën e premte. I të njëjtit mendim ishte dhe kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi, e cila bëri të ditur se përfaqësuesit ligjor të partive kanë patur kohë të jmjaftueshme që të njiheshin me projektvendimin dhe të bënin verifikimet e tyre me materialet zgjedhore. Njëkohësisht u shty edhe Pr-vendimi për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore qarku Dibër, Korçë, Berat dhe Vlorë.

KQZ NUMËRON VOTAT

Rasti i parë që KQZ do të hapë kutitë për të numëruar fletët e votimit është piëkrisht ai i KZAZ numër 80 në qendrën e votimit 3410 në Qarkun e Gjirokastrës. Me 4 vota anëarët e KQZ ranë dakort që të urdhërojë KZAZ-në, nr.80 menjëherë të hapë kutinë me fletët e votimit të QV nr. 3410 dhe të vazhdojë procesin e numërimir të votave për këtë qendër votimi, sipas procedurave të përcaktuara në nenin 116, 117, 118, 119 të Kodit Zgjedhor. Procedura e numërimit të fletëve të votimit për këtë qendër votimi do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së. Akti u miratua me 4 vota pro.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (prin) 02.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit