LSI për skrap? Braimllari: E ka humbur gjithmonë këtë bast, ecte përpara falë nesh! Zgjedhjet më 25 prill do jenë të rregullta si në Kosovë

Ish-deputeti i LSI-së, Endri Braimllari i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama i cili tha se do ta çonte këtë forcë politike për skrap. I ftuar në emisionin “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo, Braimllari tha se sa herë që vijnë zgjedhjet, kryeministri dështon për të fituar këtë bast.

Ai ka kujtuar të gjitha herët që sipas tij, PS-ja është mbështetur në ndihmën e LSI-së duke filluar nga zgjedhjet e 2007-ës ku Rama kandidonte si kryetar bashkie.

“Që kur është krijuar LSI ka qenë ky bast dhe sa herë që vijnë zgjedhjet, Rama e humbet. Këtë gjë thanë këtë në 2007-ën kur kandidonte si kryetar bashkie, qante për këtë post dhe vetëm përkrah mbështetjes së LSI-së e fitoi betejën në Tiranë. Në 2009-ën kur nxori zëdhënësin e PS-së që tha e ftoj LSI-në, ishte Meta kryetar atëherë të votojnë numrin 33, doli në opozitë. Betejën e 2011-ës kur Edi Rama e humbi betejën në bashkinë e Tiranës. Dhe në 2013-ën kur erdhi dhe luteshe të bënte koalicion me LSI-në dhe kushti i vetëm i LSI-së ishte që të vinte në parlament dhe të zhbllokonte ligjet për integrimin se ishte bllokuar. Rama e ka humbur gjithmonë bastin me këtë forcë politike. LSI-ja është një forcë politike e konsoliduar. Tashmë jemi të fokusuar në investimin tek të rinjtë. Sa më shumë të rinj të përfshihen në politik, aq më shumë energji pozitive do ketë për vendin. Kanë dëshirë të jenë në vendin e tyre. Kjo qeveri ka vrarë shpresën e të rinjve. Problemi është largimi i këtyre të rinjve” – tha Braimllari.

Braimllari thotë se vëmendja e qeverisë duhet të kthehet nga investimet në sektorin e bujqësisë ku sipas tij, vështirësitë janë më të mëdha. Ai beson se propozimi i bërë nga LSI për heqjen e TVSH-së nga prodhimi vendas do ta çlironte atë që ai e konsideron monopol.

“Shkatërrimi i monopolit. Nuk mundet që një qark, një person të drejtojë të gjithë bizneset e qarkut. Përdoret institucioni shtetëror për t’i bërë presion biznesit dhe ky zotëria bën dhe rolin e sekserit për t’i hequr gjobën biznesit. Duhet urgjentisht për të gjithë Shqipërinë të kthehet vëmendja tek bujqësia. Duhet përkrahur produkti vendas. LSI propozon heqjen e TVSH-së për prodhimin vendas. Shteti mbahet. Do mblidhen më shumë taksa në buxhet pasi do formalizohet më shumë ekonomia. Nuk do ketë person që t’i iki taksave pasi do kemi formalizim të ekonomisë. Do mblidhen më shumë të ardhura. Suporti i produkti vendas. Heqja e akcizës së naftës. Ndihma për fermerin. Sot për të marrë një subvencion, ai luan me teorinë se duhet certifikata e pronës. Dhënia e granteve për të rinjtë nëse duan të krijojnë një biznes, në mënyrë që të marrë veten. Janë gjëra shumë të vogla që bëhen” – tha Braimllari.

Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Braimllari tha se ato do të jenë një proces i qetë dhe i njëjtë si ato të Kosovës. Sipas tij, pjesëmarrja do jetë e madhe pasi ky popull është i lodhur nga qeverisja e Ramës.

“Unë nuk besoj që në 25 prill do të ketë mekanizëm nga ana e qeverisë që të ndalë këtë uragan popullor. Besoj se procesi do jetë i rregullt për shkak të kësaj fryme popullore. Pjesëmarrja do jetë e jashtëzakonshme. Arroganca e kësaj qeverie, mungesa e transparencës. Janë bërë të gjitha bashkë. Nuk do ketë moment për abuzimit” – tha Braimllari.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 15/02/2021 23:47

    Aje buf pulash ti a cfar dreqin je?

    Përgjigju
    • Bobi: 16/02/2021 07:36

      Ky eshte thjesht moterqire trupeshk

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë