TIRANË-Kryetari i grupit parlamentar të LSI u shpreh sot se Reforma në Drejtësi nuk është çështje peticionesh sesa përgjegjësi institucionesh.
“Reforma në drejtësi nuk është çështje peticionesh, po përgjegjësi institucionesh. LSI është e vendosur të garantojë transparencë maksimale të reformës në drejtësi. LSI është në krye të angazhimeve për përmbushjen e reformës në drejtësi", u shpreh Rama në një prononcim për mediat duke shtuar se, LSI është e angazhuar për transparencë maksimale për këtë reformë.
“Në tërë angazhimin për të përmbushur një realitet, çdo nen dhe çdo detyrim që buron nga paketa reformës në drejtësi, Ministrat e LSI, të gjithë deputetët e LSI, dhe të gjithë anëtarët e LSI, me shumë përgjegjësi institucionale dhe me angazhim maksimal, do të bëjnë çdo gjë që të realizohet reforma në drejtësi”, tha kryetari i grupit parlamentar të LSI-së
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com