LSI rezerva për Koncertin e
Vjenës: Mund ta realizonte TVSH

LSI rezerva për Koncertin e<br />Vjenës: Mund ta realizonte TVSH
Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur rezerva për koncertin e organizuar nga qeveria me Ansamblin e Vjenës në Tiranë, nën drejtimin e dirigjentit, Shkëlzen Doli. 

Zëvendëskryetari i LSI, Petrit Vasili theksoi se ky koncert ishte një organizim tepër festiv dhe të tilla evenimente duhet të zhvillohen më shpesh në Tiranë.

Lidhur me këtë Vasili theksoi se një eveniment të tillë mund ta bëjë edhe orkestra e Radio Televizionit Publik Shqiptar duke shtuar se formacion muzikor i RTSH-së është mese dinjitoz.

Koncerti i Vjenës duhet të flasë shqip. Orkestra e Radiotelevizionit Publik Shqiptar mund ta zhvillojë këtë eveniment, pasi është një formacion dinjitoz. ‘Danubin blu’ shqiptarët e kanë dëgjuar falë kësaj orkestre. Shkëlzen Doli dhe orkestra e RTSH-së mund ta sjellin Vjenën në Tiranë. Qeleshet rrinë më mirë në kokën e shqiptarëve si edhe shqiptarët e pinë më mirë rakinë me fund”- tha Vasili.

Një natë më parë, Ansambli filarmonik i Vjenës organizoi një koncert në Tiranë, nën drejtimin e violinistit të famshëm shqiptar, Shkëlzen Doli. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre