‘Bektashinjtë shqiptarë’ & ’Libri i
Kosovës’, të pabotuarat e Elsie

‘Bektashinjtë shqiptarë’ & ’Libri i<br />Kosovës’, të pabotuarat e Elsie<br>
Albanologu Robert Elsie ka lënë pas dy vepra në dorëshkrim për shqiptarët. Këto vepra  titullohen “Bektashinjtë shqiptarë” dhe “Libri i Kosovës”. Librat së shpejti do të botohen dhe promovohen në fillim te vitit 2018 në Londër.

Dy librat që bëjnë fjalë për  historinë dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, Elsie i ka shkruar më herët.

Ndërkohë miqtë e tij pohojnë se librat janë përgatitur për botim nga  Tauris Verlag në Londër.

Këto vepra do të publikohen edhe në faqen zyrtare të Robert Elsie, të cilën e mban hapur Stephan Trierëeiler, partneri me të cilin Elsie ka kaluar jetën e tij që nga viti 1979.

Robert Elsie ndërroi jete në Berlin pas një sëmundjeje të papritur në moshën 67-vjeçare. Studiuesi, përkthyesi dhe njeriu që i dha zë në gjuhën angleze letërsisë dhe trashëgiminë kulturore të Shqiptarëve prehet në Alpet Shqiptare, ne ato Alpe ku ai mblodhi dhe Eposin e Kreshnikëve për ta përkthyer në gjuhën angleze. 

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit