TIRANE - Demokratët janë të vendosur për të kërkuar hetim ndërkombëtar për çështjen Doshi. Pavarësisht deklaratës së një dite më parë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se kjo është një çështje që duhet të zgjidhet nga pala shqiptare, ish-kryeministri Sali Berisha tha se kjo çështje nuk mund të zbardhet nga drejtësia shqiptare sa kohë që vijon të qëndrojë në krye të parlamentit Ilir Meta i cili është akuzuar nga Tom Doshi si porositës për vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi.
Sipas ish-kryeministrit çështja “Doshi” nuk mund të zgjidhet pa një hetim ndërkombëtar, për aq kohë sa Ilir Meta paraqitet në Prokurori për të dëshmuar si Kryetar i Kuvendit.
“Problemi kryesor është se Kreu i Kuvendit ka pushtuar parlamentin dhe nuk bën detyrën më minimale të paraqitet jo si numri 2 por si deputet i thjeshtë. Personalisht unë kam kërkuar që ditën e parë që Meta të shkojë i barabartë me deputetët e tjerë përpara Prokurorisë. Por Meta është i frikësuar nga arrestimi, i tmerruar nga krimi. Meta nuk ka fakte por bën veprime sikur ka. Meta është i përfshirë në skenar sepse e fshehu 6 muaj. Pa një hetim ndërkombëtar ai hetim nuk mund të zgjidhet.” u shpreh Berisha
Një ditë më parë ambasadori i SHBA në vendin tonë Donald Lu, gjatë takimit pikërisht me ish-kryeministrin Berisha theksoi në fjalën e tij se nuk do të ketë hetues të huaj të ardhur nga Amerika për çështjen Doshi.
Sipas kryediplomatit amerikan, kjo është një çështje në përgjegjësi të Prokurorisë shqiptare dhe që duhet hetuar me kujdes, pavarësisht pretendimeve të Doshit për hetues ndërkombëtarë.
"Në lidhje me pretendimet e ngritura nga Z. Doshi kundër Z. Meta, kjo është një çështje që duhet ta zgjidhin shqiptarët. Ambasadori Lu theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin ndonjë hetim të këtyre pretendimeve por në vend të kësaj, të ketë një hetim tërësor dhe të pavarur të pretendimeve nga Prokurori i Përgjithshëm.” thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ambasadori i SHBA: S'ka hetues ndërkombëtar për "Doshi"-n