TIRANË - Dy krerët e grupeve Parlamentare të PD-së dhe LSI-së, Edi Paloka dhe Petrit Vasili, por edhe kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho kanë dhënë dëshminë e tyre ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tyre lidhur me deklaratat e deputetit Tom Doshi.
Pas dëshmisë së dhënë Prokurori, Petrit Vasili nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat, ndërsa Edi Paloka pa dhënë detaje për dëshminë e tij është shprehur se po ushtrohet presion mbi drejtësinë.
Edhe Spartak Braho nuk ka deklaruar atë se çfarë ka thënë përballë hetuesve të çështjes "Doshi". Por pas dëshmisë së tij, ai ka deklaruar se kjo histori është një sajesë. I pyetur për arsyet e vizitës së tij në Gjermani, Braho nuk ka dhënë shpjegime.
Ora 19:39 Spartak Braho: S'kam thënë komplot, ka sajesa dhe trillime
Edhe Spartak Braho nuk ka deklaruar atë se çfarë ka thënë përballë hetuesve të çështjes "Doshi". Por pas dëshmisë së tij, ai ka deklaruar se nuk ka thënë që ka një komplot duke shtuar se ka sajesa dhe trillime. I pyetur për arsyet e vizitës së tij në Gjermani, Braho nuk ka dhënë shpjegime
“Edhe Basha ishte në Strasburg e keni pyetur përse ishte? Prokuroria vijon me seriozitet punën e saj. Nuk kam thënë komplot, ka sajesa ka trillime. Është pjesë e sekretit nëse kam dorëzuar video. Ato që dëshmova janë të gjitha sekrete hetimore”- tha Braho.
Ora 19:12 Paloka:Presion ndaj drejtësisë, ka përpjekje për të fshehur ngjarjen
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, pas dëshmisë së tij në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku ka qendruar për rreth 40 minuta ka deklaruar se ndaj drejtësisë po ushtrohet presion. Sipas tij nëse kjo histori nuk do të ishte e vërtetë, nuk do të kishte arsye për t'u përpjekur për ta fshehur.
Sipas Palokës, Fatjon Skënderi i njohur ndryshe si "Toni i Kombitati"t është sjellë nga Gjermania për të dëshmuar nga një deputet i LSI.
“Ajo që ju po shihni përditë, kjo çështje vjen ere të keqe. Ka përpjekje për të fshehur ngjarjen. Kemi kërkuar nga Meta dorëheqje që t’i jepet mundësia drejtësisë për një hetim të pavarur. Kemi parë dëshmitarë që zhduken dhe që ndryshojnë dëshminë e tyre. Ai që është personi kyç në këtë çështje u mor nga Gjermania nga një deputet i LSI. Këtu vjen era mafie. Prokuroria vijon të hetojë, kryeministri del dhe thotë që çështja është e mbyllur, ky është presion. Kemi bindje se kjo mazhorancë është e implikuar rëndë, nëse historia nuk është e vërtetë përse do të fshiheshin. Nëse do më thërrasin sërish do vi prap. Dëshmia ime ishte një dëshmi formale.”- tha Paloka.
Ora 19:06 Dëshmon në Prokurori Petrit Vasili, nuk flet për mediat
Kreu i grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka dëshmuar për rreth 35 minuta në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda rreth akuzave të bëra nga deputeti Tom Doshi se ka pasur një plan për të eleminuar fizikisht atë dhe deputetin e PD, Mhill Fufi.
Ora 18:35 Spartak Braho në Prokurori: Kam sjellë një të penduar tjetër
Gjithashtu në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda është paraqitur edhe kreu i Komisionit të Sigurisë njëherësh deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho. Duke iu referuar humoristit të Portokallisë, Besart Kallaku, Braho u shpreh me shaka se ka sjelë në Prokurori një tjetër të penduar.
'Killeri' Kallaku tregon porositësit e atentateve
Spartak Braho ka qenë një ndër personat e parë që ka folur në lidhje me akuzat e Tom Doshit për një atentat duke thënë të njëjtin version si ai që ka bërë më parë edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Braho në një deklaratë për mediat ka thënë se ai ka pasur dijeni për këtë çështje por jo në versionin e paraqitur nga Doshi. Sipas tij urdhrin për vrasjen e Doshit dhe të Mhill Fufit e ka dhënë Agim Rama kunati i ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi kjo kishte qenë deklarata e parë e Doshit teksa kishte treguar për atentatin që ishte kryer ndaj tij.
/Shqiptarja.com

'Killeri' Kallaku tregon porositësit e atentateveSpartak Braho ka qenë një ndër personat e parë që ka folur në lidhje me akuzat e Tom Doshit për një atentat duke thënë të njëjtin version si ai që ka bërë më parë edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.