‘Drejtësia’, Peleshi: Nëse nuk
miratohet më 21 korrik, referendum

‘Drejtësia’, Peleshi: Nëse nuk<br />miratohet më 21 korrik, referendum
Zëvendëskryeministri i vendit Niko Peleshi, teksa ka qenë në Korçë, ka deklaruar se nëse Reforma në Drejtësi nuk miratohet më 21 korrik në Parlament të dërgohet në referendum.

Ai ka shtuar se klasa politike shqiptare nuk duhet të humbasë kohë, pasi kjo reformë po bëhet me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe se deri në fund nuk do të humbasin shpresat për miratimin e saj edhe nga opozita.

“Unë jam një nga ata politikanë që besojnë se politika jonë do ti gjejë forcat e fundit për t’i dhënë rrugën e duhur reformës. Nuk i kemi humbur shpresat për të përfaqësuar siç duhet mandatin e marë nga populli. I kemi të gjitha mundësitë të mbështesim reformën, që nuk është puna e PS, por nisma e saj dhe puna e partnerëve ndërkombëtarë. Nuk mendoj se PD do të marrë guximin të pengojë reformën. Referendumi: Kisha parasysh mundësinë e fundit parlamentare datën 21 korrik kur mund të ndryshojmë” ka thënë Peleshi.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv