Italia do të ketë provën e parë në botërorin e Brazilit përballë ekipit të Anglisë. Dy ekipet janë pothuajse në të njëjtin nivel loje dhe mund të rrezikojnë nëse nuk tregohen të kujdesshme përballë Uruguait që është një kërcënim serioz. Trajneri Prandeli në prag të sfidës me ‘Tre Luanët’ shprehet optimist për një rezultat pozitiv.
“Jemi përgatitur fizikisht dhe psikologjikisht. Kam besim sepse skuadra është përgatitur maksimalisht si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë taktik. Prej disa ditësh kemi arritur që të përmirësojmë pikat ku mendonim se kishim nevojë për të përmirësuar dhe tashmë ekipi është maksimalisht gati për këtë ndeshje.
Skuadra është gati që të bëjë krenarë të gjithë italianët. Në një botëror, përgjegjësia është shumë herë më e madhe, por ne jemi të përgatitur për këtë gjë dhe do të nderojmë fanellën tonë. Duhet të gjejmë çdo hapësirë të tyren për ta sulmuar dhe mbi të gjitha duhet të luajmë duke qëndruar dy reparte pranë njëri-tjetrit.
Historia ka treguar se ndeshja e parë e fazës së grupeve nuk është shumë e rëndësishme, Spanja kur fitoi Kupën e Botës në Amerikën e Jugut, por humbi ndaj Zvicrës. Edhe pse nuk janë asnjëherë të rëndësishme, kanë ndikim të madh në forcën që i japin ekipit për më tej, kur arrihet një rezultat pozitiv” tha ai.
Trajneri i ekipit kombëtar të Anglisë, Hodgson beson plotësisht se Italia mund të mposhtet në sfidën e parë të grupit nga ‘Tre Luanët’. “Prandeli ka një grup të mirë, por unë kam besim te lojtarët e mi. Kemi një skuadër shumë të mirë, mund ta mposhtim Italinë.
Jemi përgatitur për ta përballuar të nxehtin, ndërsa kundërshtarin e kemi studiuar me shumë kujdes që pas ditës së shortit. Nuk jemi një skuadër që mund të kënaqemi me një 0-0”. Anglezi është ndalur edhe te kushtet e fushës të shumë diskutuar ditët e fundit në të gjithë botën.
“Fusha mu duke në kushte të mira, ndërsa bari është i shkurtër. Mendoj se janë të gjithë mundësitë për të luajtur një futboll të bukur” deklaroi ai. Sfida Itali-Angli e vlefshme për grupin D luhet në orën 00:00.
Mungesa
Gianluigi Buffon ka pësuar një lëndim para ndeshjes kundër Anglisë. Portieri i Juventusit ka pësuar një lëndim në stërvitje me skuadrën dhe nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë ‘azzurët’ ndaj ‘Tre Luanëve’. Në vend të Buffonit në portën italiane pritet të startojë, Salvatore Sirigu.
/Shqiptarja.com