TIRANE – Në seancën e 32 në gjyqin ndaj Arben Frrokut të dyshuar për atentatin ndaj ish-shefit të komisariatit të Kombinatit Dritan Lamaj, rradha për të dëshmuar ka qenë e ish-drejtuesve të policisë së Shtetit Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj.


agron kulicaj

(Ne foto: Agron Kulicaj ne ambientet e Gjykates se Krimeve te Renda ne Tirane)

Në seanca të veçuara ish-nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuçaj dhe ish-drejtori i Krimeve të Rënda, Vocaj dëshmuan për rreth dy orë para gjykatës, të pandehurit dhe prokurorëve në lidhje me ngjarjen, arrestimin e biznesmenit Frroku si dhe njohjet personale me këtë të fundit. Vetëm pak kohë pas vrasjes së Lamajt në media u publikua një foto e ashtëquajtura “Grupi Çiftelia”ku shfaqej Kuliçaj dhe Vocaj, nën shoqërinë edhe  të Frroku. Mësohet se dy ish-drejtuesit kanë thënë para prokurorëve se fotoja ka qenë rastësore pasi ndodheshin në të njëjtin lokal për drekë në zonën e Dajtit.

grupi ciftelia

Dëshmia e Kuliçajt dhe Vocajt thuajse ka përmbyllur procesin e pyetjes së dëshmitarëve në gjyqin ndaj Arben Frrokut, teksa pritet që gjykimi të shkojë drejt përfundimit.

Biznesmeni Frroku është nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim dhe armbajtje pa leje, ndërsa vetë Frroku e ka mohuar gjithmon akuzën duke e quajtuar atë një sajesë me tendencë nga ana e prokurorisë.

Dritan Lamaj u ekzekutua në një atentat mbrëmjen e 24 shkurtit në rrugën “Ibrahim Dervishi” në Tiranë teksa ishte duke u kthyer pranë banesës së tij. Ai u qëllua me automatik nga një automjet BMË, i cili nga hetimet rezultoi i vjedhur në Durrës. Pas ngjarjes policia shpalli në kërkim Arben Frrokun, i cili u arrestua në Selanik të Greqisë e më pas u ekstradua në Shqipëri.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)