Gjithashtu, kanë marrë edhe automjetin, i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë. Dy nga grabitësit janë futur në banesë ndërsa njëri ka bërë roje jashtë në oborr. Ata sapo janë futur brenda i kanë lidhur pjesëtarët e familjes dhe menjëherë janë drejtuar për tek kasaforta duke marrë një sasi të konsiderueshme parash.
Në momentin kur grabitësit ka nisur të dalin nga shtëpia, pronari i banesës, Alia i ka heq kapuçin njërit prej grabitësve dhe e ka njohur atë. “E njoh njërin prej grabitësve, ai ka ngrënë bukë në shtëpinë time bashkë me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes. Ndihem mjaft i zhgënjyer nga personi”, ka thënë Alia.
Në atë moment tre hajdutet kanë komunikuar me njëri-tjetrin dhe kanë thënë se duhet të qëllohet Mark Alia. Njëri prej tyre është shprehur se është gjynah. Më pas grabitësit janë larguar nga banesa, pa shkaktuar incident. Menjëherë pas ngjarjes, pronari i shtëpisë ka njoftuar policinë. Sapo policia ka shkuar në banesën e shtetasit Mark Aliaj, ky i fundit ka njoftuar se njëri prej grabitësve është Kristian Shkëmbi. Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy prej tyre.
Mark Alia me bashkëshorten pas denoncimit për grabitjen e shtëpisë
Në pranga kanë rënë Julian Vatnikaj dhe Kristian Shkëmbi. policia ka sekuestruar edhe sendet e vjedhura në të cilat hajdutët i kanë vjedhur në shtëpinë e Mark Aliajt. Sapo është marrë vesh lajmi që grabitësit janë arrestuar, i ati i Kristian shkëmbit ka shkuar në banesën e Mark Aliajt dhe i ka thënë këtij të fundit se ai dhe djali ti tij që është përfshirë në grabitje kanë ngrënë bukë në shtëpinë e tij. Ndër të tjera babai i Kristianit është shprehur se Kristiani nuk është më djalë i tij!

Kasaforta që u grabit
Familja Aliaj
hekuri me të cilin u mbajt nën kërcënim Mark Aliaj
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.02.2018, rreth orës 24:00, në fshatin Shirq, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit M. A, të cilët kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh, dhe automjetin e parkuar në oborr.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku pas një pune intensive të bërë nga strukturat e D.V.P. Shkodër, Komisariatit të Policisë Shkodër, Forcat F.N.Sh Shkodër në bashkëpunim me D.V.P. Tiranë, Komisariatin e Policisë nr. 3 Tiranë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i këtij grupi kriminal të dyshuar për këtë ngjarje, ku së bashku me personat janë gjetur mjeti dhe të gjitha sendet e vjedhura në banesën e shtetasit M. A.
Për arsye të hetimeve emrat e personave dhe detaje të tjera nuk bëhen publike në lidhje me këtë ngjarje. Nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër po punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi që dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në rrethin e Shkodrës. Në përfundim të veprimeve do ketë komunikim tjetër.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

VIDEO









