‘Heroinat’ fiton çmim në Itali

‘Heroinat’ fiton çmim në Itali
Vepra e përzgjedhur e autorit Ilir Blakçori,për memorialin “Heroinat”, i cili i kushtohet kontributit të grave shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë është bërë fitues i çmimit të famshëm Golden A të konkursit për Arkitekturë, Ndërtim, dhe Dizajnim Strukture, i cili është zhvilluar në Milano të Italisë.

Në këtë konkurs kanë marrë pjesë me mijëra punime dhe vendimi është marrë nga një juri ndërkombëtare.

Memoriali “Heroinat” e autorit Ilir Blakcori, fitoi konkursin e shpallur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor. Në tekstin e shpalljes së fituesit thuhet: “Ilir Blakçori, dizajnues i memorialit “Heroinat” demonstron kontributin dhe dhimbjen e grave të Kosovës gjatë luftës, e cila nuk ishte vlerësuar. Memoriali si i tillë nderon çdo heroinë te panjohur, individualisht. Medaljet i dedikohen simbolikisht sakrificës dhe kontributit të secilës grua për vendin e tyre.”

Ky çmim ndërkombëtar e konfirmon edhe njëherë cilësinë artistike dhe zbërthimin simbolik të kësaj vepre të kontributit të grave gjatë luftës. Memoriali aktualisht është duke u punuar nga autori.

Marrë nga KOSOVAPRESS

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan