‘Kur xhirohej një film’,
premierë në Izrael

‘Kur xhirohej një film’,<br />premierë në Izrael
TIRANE - Pas filmit “Tomka dhe shokët e tij”, që veçanërisht dy – tri vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e kritikës së specializuar dhe spektatorit në Francë, SHBA e sidomos në Britaninë e Madhe ku vetëm gjatë vitit 2014 është shfaqur në 19 qytete të saj, një tjetër film i regjizores së mirënjohur Xhanfise Keko shfaqet për spektatorin e huaj.

Këtë herë është filmi “Kur xhirohej një film”, 35 vjet pas realizimit të tij, që “pushton” Izraelin. Ky film u shfaq mbrëmë për herë të parë, në Cinematekën e Tel Avivit.

Në ceremoninë e hapjes përshëndeti Drejtorja e Cinematekës, Dina Peled, Ambasadori  Bardhyl Canaj dhe Drejtoresha e Arkivit Kombëtar të Filmit, Elvira Diamanti, e cila bëri një përshkrim të shkurtër rreth filmit dhe produksionit artistik të regjizores Keko.

Në këtë event ishin të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik, studiues dhe akademikë, njerëz të artit dhe kulturës si dhe komuniteti shqiptaro-hebre.

Gjithashtu mori pjesë edhe Zv/Drejtori i Përgjithshëm për EuroAzinë në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Ambasador Zvi Ravner.

I subtitruar në hebraisht,  filmi u ndoq me mjaft interes nga të pranishmit. Shfaqja e tij do të vijojë sot në Cinematekën e qytetit të Haifës dhe nesër në atë të Jeruzalemit.

Filmi “Kur xhirohej një film” i shumë diskutuar në Shqipërinë e vitit 1981 kur u realizua dhe prezantua për herë të parë në ekranin shqiptar për temën e tij “tabu” ku trajtohej problematika e barazisë gjinore, pas vlerësimit me çmim special në Festivalin e Giffonit, Itali më 1983, është shfaqur e vlerësuar gjatë këtyre viteve edhe në mjaft evente ndërkombëtare filmi si në Danimarkë, Kanada, Siri, Algjeri, Francë, Greqi, më i fundit në mars të këtij viti, në Festivalin Cinema Du Reel në Paris./ata/
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik