‘Lufta’ për talentet, replikon Bunjaku:
Te Shqipëria shkojnë se u kualifikua 

‘Lufta’ për talentet, replikon Bunjaku:<br />Te Shqipëria shkojnë se u kualifikua 
Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë më 13 nëntor. Albert Bunjaku pas publikimit të listës foli për afrimet dhe për ‘krisjen’ me Shqipërinë për talentet.

“Nuk është mirë që kur njëri vëlla ndërton shtëpinë (Shqipëria) t’i marrë gurë prej themelit vëllait tjetër (Kosovës) që ndërton shtëpinë e tij.

Mendoj se kualifikimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian është një moment i mirë edhe për disa lojtarë. Mirëpo në momentin e pranimit të Kosovës, të gjithë lojtarët ashtu si edhe Frederik Veseli kanë të drejtë të vendosin të luajnë për Kosovën.

Por, këtu janë edhe lojtarë të tjerë, jo vetëm për Frederikun, për të cilin tentuam dhe do të vazhdojmë të tentojmë. Në këtë moment Shqipëria ka përparësi pasi është në Euro 2016, ne nuk do ta pengojmë”.
 
Lista e te ftuarve
 
Samir Ujkani
 
Visar Bekaj
 
Ilir Berisha
 
Loret Sadiku
 
Fanol Perdedaj
 
Denis Markaj
 
Leart Paqarada
 
Alban Pnishi
 
Avni Pepa
  
Enis Alushi
 
Hekuren Kryeziu
 
Eroll Zejnullahu
 
Mergim Brahimi
 
Besar Halimi
 
Valmir Sylejmani
 
Bernard Berisha
 
Bersant Celina
 
Shpetim Hasani
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna