Gjatë ditës së sotme pritet mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Korçë. Në fokus të këtij takimi do të jenë një sërë çështje të rëndësishme për ekonominë dhe fusha të tjera.
Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, ku në atë kohë kyreministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi. Mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015, këtë herë në Tiranë, ku qeveria e Kosovës prezantohej me Isa Mustafën.
Në 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri, për të tretën herë në Prishtinë. Sot është mbledhja e katërt midis qeverive, kësaj radhe qeveria e Kosovës përfaqësohet nga Ramush Haradinaj.
Për të analizuar mbledhjen e katërt në Report Tv ishte i ftuar Gazetari i njohur Aleksandër Çipa.
Çipa ka thënë se mbledhja e dy qeverive duhet të sjelli hapa konkretë, të krijojnë një treg të përbashkët nga i cili do të zhvillohet ekonomia e të dy vendeve.
Intervista e plotë:
Jemi në prag të takimit midis dy qeverive. Çfarë prodhon tek e fundit ky takim i përbashkët?
Besoj se ka dy semantika. Semantika e parë është ajo politike që rilidhet me hapësirën shqiptare sidomos me relacionet e dy shteteve, është një akt që ripërsëritet por edhe konfirmues të unitetit shqiptar.
Në relacionet e të dy qeverive është një përpjekje për një qasje të përbashkët të trashëgimisë historike, të simbolikës kombëtare, të çështjeve të identitetit kombëtarë, të aspektit që lidhen me integrimin e brendshëm midis shqiptarëve.
Pa kontestuar integrimin evropian si një rrjedhë e instituticionalizuar midis dy qeverive, mendoj se kjo ka një vlerë honorifike por edhe një kumt të cilin e lexon çdo shqiptar.
Cikli i memorandumeve të parashikuara nga mbledhjet që do të nënshkruhen respektivisht nga ministrat homolog, nga mbledhja e qeverisë e të dyja vendeve përkatësisht sot në Korçë dhe më pas në Vlorë është një aspekt që duket e politikave sociale.
Kjo mbledhje shënon një akt avancues se si do ta trajtojnë të dyja qeveritë marrdhënien institucionale me diasporën shqiptare në botë.
Këtu kam parasysh nënshkrimin e një memorandumi të posaçëm dhe i pari i këtij lloji që nënshkruhet midis dy ministrave respektiv të diasporës, përkatësisht Shqipëria ka ministër rishtar, që është i pari në këtë lloj detyre.
Kjo konsiston në dy aspekte së pari duhet ta vlerësojmë nga pikëpamja ekonomike, sepse një memorandum i tillë mund të sjelli disa përfitim të përbashkëta ekonomike.
Të dy vendet tona janë të pasura me burime ujore, kështu mund të përfitojmë energji elektrike duke ndërtuar hidrocentrale.
Nëse do ngrihej një pikë doganore në Durrës më bën pak septik, mendoj se duket më tepër si një sipërmarrje semantike se sa reale.
Është e papranueshme që nuk kemi investime të përbashkëta, kanë kaluar 15 vjet dhe nuk kanë bëra asnjë investim të përbashkët.
Duhen hapa konkretë për të arritur investime të përbashkëta.
Sa e fuqishme është diplomacia shqiptare për të lobuar për Kosovën?
Duhen biseda konkrete me vendet sidomos me vendet evropiane, por edhe vende të tjera, jam në dijeni se janë bërë disa takime por ka akoma shumë për të bërë.
Duhet të rritet cilësia e shkëmbimeve e shkëmbimeve, të merren hapa konkretë për ndërtimin e një tregu të përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovë.
Mbledhja dy ditore në Korçë midis dy qeverive duhet të sjelli rezultate në disa fusha që janë prioritet për zhvillimin e ekonomisë.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO