‘Medea’ në Tiranë, aktorët në
‘Rreze Dielli’: Emocion i fortë!

‘Medea’ në Tiranë, aktorët në<br />‘Rreze Dielli’: Emocion i fortë!<br>
Sot në Rreze Dielli ishin të ftuar në studio aktorët Françeska Hysi dhe Kristian Koroveshi , të cilët u shprehën për shfaqjen më të re që do të transmetohet në Teatrin Kombëtar Experimental Kujtim Spahivogli, të titulluar “Medea “.

Tragjedia “Medea “ vepër e Euripidit dhe pritet të vijë premierë në muajin Shkurt në Teatrin Kombëtar Experimental “Kujtim Spahivogli”. Është regjisori grek Dhimitri Milonais i cili do ta sjellë premierën në skenën shqiptare. Tragjedia do të sjellë në skenë aktoren Luiza Xhuvani këtë herë nën emocionet e Medeas.

Françeska Hysi është  pjesë e korit,  “Një personazh shumë i vështirë sepse duhet të jesh në unison me të tjerët. Kori ka një element të jashtëzakonshëm sepse futesh thellë në rol dhe duhet të ndjesh tragjedinë, duhet të ndjesh dhimbjen e Medeas.” Ka shprehur Françeska.

Kristian Koroveshi luan rolin e një lajmëtari ,një  monolog që fillon dhe nuk ka mbarim. “Është një monolog shumë i gjatë , trajtesa e tij në buzë të skenës dhe duke e rrëfyer këtë monolog duke sjellë një ngjarje, vdekja macabre. Gjithë ky monolog i gjatë është një emocion i fortë se je duke vështruar se si ndodh ngjarja. “ është shprehur aktori më i ri në këtë fushë.

Medea është një shfaqje shumë e vështirë, të luash një tragjedi dhe të ndjesh një tragjedi. Shfaqja është prezantuar  në tre shkurt dhe është pritur shumë mirë nga publiku. Njerëzit kanë filluar të kenë një interes në këtë lloj rryme. Tetari po kthehet në një modë klasi dhe e shikojnë si një nevojë për të shkuar, përveç historisë që publiku merr, përjeton dhe emocione të papërshkrueshme për shfaqjen që jepet.

Medea njihet për aktin më makabër, që ka mundur të bënte një nënë: vrasjen e fëmijëve të saj, si hakmarrje për tradhtinë e të shoqit, Jasonit, i njohur për lakminë e tij për pushtet. Tragjedia e lashtë greke “Medea” bazohet në mitin e Jasonit. Subjekti përqendrohet mbi veprimet e Medeas, dikur princeshë e mbretërisë “barbare” të Kolkias dhe bashkëshorte e Jasonit. Ajo sheh se pozita e saj në botën greke është e kërcënuar, kur Jasoni e braktis për t’u martuar me një princeshë greke të Korintit. Medea merr hak mbi Jasonin, duke vrarë bashkëshorten e tij të re, po ashtu edhe dy bijtë e vet, për t’u arratisur më pas në Athinë për një jetë të re.

Kjo tragjedi është një tablo mjeshtërore e pasionit me vuajtjen dhe ndjeshmërinë e dashurisë së vrarë, deri sa kulmojnë me veprën e tmerrshme të hakmarrjes. Lufta e emocioneve, gjeneruar nga pasioni, rrëfehet në mënyrë të admirueshme, urrejtja dhe hakmarrja fitojnë betejën. Medea është kriminele, por jo pa shkak dhe jo pa forcë e dinjitet.

Por me ardhjen e Ditës së te Dashuruarve mirëpresim një bashkëpunim nga aktori Timo Flloko duke sjellë veprën poetike “Ndreqje Gabimesh “. Një poemë e Arian Leka e përkthyer ne 16 gjuhë të botës për dashurinë , për të thënë të vërtëtën.

Më 13 shkurt në mbrëmje ne orën 19:00 në do të ngjitet në skenën e sallës së Koncerteve të Katedrales Ortodokse Tiranë duke bërë bashkë edhe artistët Timo Flloko, Kristian Koroveshi dhe balerinën Akreoma Saliu, që sjell në këtë premierë veprën poetike.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut