VLORE - Lëvizja Mjaft ka prezantuar një raport në lidhje me mbajtjen e premtimeve në Bashkinë e Vlorës nga kreu I kësaj njësie vendore Shpëtim Gjika.

Sipas raportit të publikuar sot  rezulton se në fushatën e 2011 Gjika ka bërë 78 premtime.  

Raporti evidenton se nga 78 premtime të evidentuara, janë realizuar plotësisht vetëm 20 prej tyre, 10 premtime rezultojnë të jenë pjesërisht të realizuara, 5 premtime konsiderohen të pamatshme, ndërkohë që 43 premtime kanë rezultuar të parealizuara.

Përsa i përket numrit më të lartë të realizimeve atë e mban kategoria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Në këtë kategori numërohen 10 premtime të realizuara nga 25 të tilla. Ndërkohë që kjo kategori ka dhe peshën më të lartë në totalin e premtimeve të përmbushura pasi përbën 50% të tyre.

Raporti për Bashkinë e Vlorës vjen pas raporteve për Bashkinë e Tiranës dhe atë të Durrësit.

Raporti i Mjaft për Bashkinë Vlorë
Përmbledhje ekzekutive Në këtë raport të përgatitur nga Lëvizja Mjaft janë krahasuar premtimet për Bashkinë e Vlorës për mandatin katër vjeçar të qeverisjes, bazuar në platformën elektorale të Shpëtim Gjikës, në raport me punën reale përgjatë periudhës 2011 - 2015. Ky projekt është i mbështetur prej National Endowment for Democracy. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e “National Endowment for Democracy”.

Premtimet e konsideruara në këtë raport janë marrë nga platforma elektorale e z.Shpëtim Gjika, të prezantua më datë 4 Maj 2011 ndaj qytetarëve të Vlorës. Edhe për Bashkinë e Vlorës numri i premtimeve të shpallura është i madhë dhe impakti i tyre në qytet, nëse do të realizoheshin, do të ishte i konsiderueshëm. Disa nga premtimet më kryesorë të artikuluara nga zoti Gjika si dhe të përfshira në platformën elektorale janë: ndërtimi i një landfilli të ri në Sherishtë; lobim për vënien në funksion të aeroportit të Akernisë; rikonceptim i Sheshit të Flamurit; ngritja e një kinemaje; ngritja e pishinës së qytetit; ngritja e dy shkollave 9-vjeçare, një e mesme dhe tre kopshte; kompletimi me sistem ngrohje të të gjitha shkollave 9-vjeçare; unaza e qytetit të Vlorës; rrjeti i korsive për biçikleta; eleminim i faturës aforfe për ujësjellësin.

Ashtu si edhe në dy raportet e mëparëshme për Bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit, premtimet për Bashkinë Vlorë janë ndarë në 6 kategori: Mjedisi, Zhvillimi Ekonomik Lokal, Turizmi Kultura Sporti, Kujdesi Social, Arsimi dhe Infrastruktura. Duke u bazuar mbi platformën elektorale, janë identifikuar 78 premtime. Në përfundim të hulumtimit dhe verifikimit të të gjitha premtimeve rezulton se janë realizuar plotësisht vetëm 20 prej tyre, 10 premtime rezultojnë të jenë pjesërisht të realizuara, 5 premtime konsiderohen të pamatshme, ndërkohë që 43 premtime kanë rezultuar të parealizuara. Përsa i përket numrit më të lartë të realizimeve atë e mban kategoria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Në këtë kategori numërohen 10 premtime të realizuara nga 25 të tilla.

Ndërkohë që kjo kategori ka dhe peshën më të lartë në totalin e premtimeve të përmbushura pasi përbën 50% të tyre. Performancën më të dobët Bashkia Vlorë e ka patur në kategorinë e Mjedisit, pasi nga 5 premtime asnjë prej tyre nuk është realizuar. Gjithashtu edhe në kategorinë e Infrastrukturës janë përmbushur vetëm 2 premtime plotësisht, nga 19 të evidentuara. Pjesë e këtij raporti është analizimi i përmbushjes së premtimeve për periudhën kohore Qershor 2011, deri në ditën e prezantimit publik të këtij raporti.

Në raport nuk janë parashikuar veprime që do të adresojnë premtimet e mëposhtme, të cilat mund të kryhen përgjatë dy muajve në vijim, pasi cfarëdo veprimi i mëtejshëm do të jetë në interes të fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 Qershorit. etodologjia Përshkrim i përgjithshëm Vërtetëmatësi është një praktikë e themeluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e zbatuar tashmë në shumë vende të tjera, që synon matjen e realizimit të premtimeve të dhëna nga forcat politike në pushtet në zgjedhjet paraardhëse si dhe matjet e vërtetësisë së premtimeve politike gjatë një fushate elektorale.

Synimi i Vërtetëmatësit në Shqipëri është vlerësimi i realizimit të programit qeverisës gjatë katër viteve të fundit si dhe vlerësimi i vërtetësisë së premtimeve elektorale të spektrit politik shqiptar në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe në vijim te qeverisjes për Partinë fituese të zgjedhjeve. Platformës Vërtetëmatësi i është shtuar edhe një komponent tjetër, ai për monitorimin e premtimeve për Bashkitë më të mëdha ne vend, si dhe premtimet e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.

Parimi i përgjithshëm i Vërtetëmatësit është se në politikë nuk ka të vërteta absolute, por pothuajse gjithçka zhvillohet në një zonë gri. Vlerësimi i deklaratave politike Politikanët gjatë jetës së tyre të përditshme kanë gjithmonë tendencën të bëjnë deklarata që përmbajnë fakte të paqena ose pjesërisht të vërteta, tregojnë fakte pa lidhje për të krijuar insinuata në mbështetje të një argumentimi etj. Një grup kërkuesish i vlerëson këto deklarata në përballe me faktet e disponueshme nga realiteti shqiptar. Në fund deklaratat politike klasifikohen si: E vërtetë – deklarata është e saktë dhe asgjë e rëndësishme nuk ha humbur.

Përgjithësisht e vërtetë – deklarata është e saktë por ka nevojë për saktësime të mëtejshme. Përgjithësisht e pavërtetë – Deklarata përmban disa elementë të vërtetë por injoron fakte të rëndësishme që krijojnë një përshtypje tjetër. E pavërtetë – Deklarata nuk përmban informacion të vërtetë Ia fut kot – Deklarata jo vetëm që nuk është e saktë, por përmban edhe pretendime qesharake lerësimi i premtimeve në programin e kryetarit te Bashkisë Vlerësimi i realizimit të premtimeve të ndërmarra në programin qeverisës për pushtetin lokal është një punë më e komplikuar nga pikëpamja metodologjike se sa vlerësimi i vërtetësisë së deklaratave.

Premtimet në programin për qeverisjen lokale shpesh përmbajnë gjuhë fluide, premtimet nuk përmbajnë një mekanizëm logjik të realizimit të tyre dhe në shumë raste, cilësorët janë përgjithësues, psh. “do ta rrisim ekonominë lokale ”, “do të krijojmë mjedis të shëndetshëm” ose “do ta ulim korrupsionin” pa përmendur se sa apo si. Për këtë arsye, një premtim i programit fillimisht klasifikohet si: a) Konkret b) Pjesërisht konkret c) I përgjithshëm Përveç kësaj, në rast se premtimi është konkret, shënohet nëse kryetari i bashkisë ka përcaktuar një afat kohor për realizimin e premtimit. Nëse kryetari i bashkisë nuk e ka përcaktuar afatin kohor, mandati qeverisës vendor katërvjeçar merret si afati maksimal i mundshëm. Premtimet e kryetarit te bashkisë ballafaqohen me realitetin në kohën kur hartohet raporti i vërtetëmatësit. Burimet e fakteve janë burimet publike, statistikat zyrtare apo raportimet e organizmave të ndryshme vendëse apo të huaja, si dhe media.

Premtimet klasifikohen si: E vërtetë – premtimi elektoral rezulton i realizuar në mbi 75 për qind. Pjesërisht e vërtetë – Premtimi elektoral rezulton i realizuar mes 50 dhe 75 për qind. Pjesërisht e pavërtetë – Premtimi elektoral rezulton i realizuar mes 25 dhe 50 për qind. E pavërtetë – Premtimi elektoral rezulton i parealizuar ose shumë pak i realizuar. Vlerësimi i cilësisë (saktësisë) së programit të një partie/kandidati Në programet e partive dhe të kandidateve, identifikohen ato pjesë që përbëjnë premtime dhe ekstraktohen nga programi, listohen në eksel. - Premtim konsiderohet një deklaratë që përmban veprime me anë të së cilave një parti thotë se do të arrijë disa synime. - Në raste ideale, premtimi përmban qëllime të caktuara, por në praktikë, hasen shumë devijime nga ky rregull. Në disa raste një premtim ka më shumë se një qëllim, si në rastet kur ka një objektiv të përgjithshëm dhe më pas, shumë objektivë të vegjël. Në këto raste, premtimi është trajtuar si një i plotë ose është ndarë në disa premtime. 


Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)