‘Ndëshkohen’ policët e arrestuar nga
serbët Thaci: Duhet të rezistonin

‘Ndëshkohen’ policët e arrestuar nga <br />serbët Thaci: Duhet të rezistonin
KOSOVE-‘Ndëshkohen” dy policët kosovarë që u arrestuan në kufirin me Serbinë. Punonjësit e policisë Shukri Binaku dhe Sami Beqiri nuk do të patrullojnë më përgjatë kufirit të Kosovës, pasi janë ulur në pozitë dhe nuk do ta kenë më këtë të drejtë. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, por sipas tij kjo nuk është masë ndëshkimore.

“Nuk është masë ndëshkimore, por u është ndërruar sektori. Nuk do të patrullojnë më në kufi. Është çështje operacionale se ku do të vendosen”, ka thënë ministri Rexhepi. Vendimi vjen pas vlerësimit të Qeverisë së Kosovës se të dy policët nuk duhet t’u dorëzoheshin më 31 mars xhandarmërisë serbe dhe të pranonin arrestimin nga ana e tyre, përderisa kanë qenë në territorin e Kosovës.

Pas kësaj ngjarje ministri i brendshëm Bajram Rexhepi dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bënë thirrje që cdo pjesëtar i forcave të sigurisë të rezistojë nëse përballet me forca të Serbisë.

“Policët serbë kanë qenë të armatosur, por policët e Kosovës kanë qenë edhe më të armatosur dhe me armatim edhe më modern. Çdo pjesëtar i forcave të sigurisë e ka për obligim që në momentin kur shkelet një centimetër i territorit të Kosovës nga çizmja e kujtdo qoftë, e veçmas atyre që kanë kryer krime e gjenocid këtu, që të përgjigjet sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, gjatë seancës së djeshme plenare.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Zbulimi trupave të 6 pengjeve në Gaza, apeli i familjeve: Nesër grevë e përgjithshme

Zbulimi trupave të 6 pengjeve në Gaza, apeli i familjeve: Nesër grevë e përgjithshme