‘Orët 90 minuta’, Malaj në ‘Rreze
Dielli’:Vendimi i jashtëligjshëm

‘Orët 90 minuta’, Malaj në ‘Rreze<br />Dielli’:Vendimi i jashtëligjshëm<br>
Ish-zv/ ministrja e Arsimit për 8 vitet e fundit, aktualisht deputete e LSI në Kuvendin e Shqipërisë, Nora Malaj ishte e ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv për nismën e re në sistemin arsimor për orët 90 minutëshe. Nora Malaj jep 3 arsyet se përse është skeptike; rrafshi ligjor, ai profesional që sipas saj duhet të fillonte me ndryshimin e kurrikulës, por edhe fakti që mësuesit nuk janë të përgatitur për nismën e re, pasi gjithçka fillon në mes të vitit, ndryshe nga plani.

Arsimi duhet të heq dorë nga historia e nismave me fushata. Arsimi ka një strategji, e cila është dokumenti kryesor, që këtu ne kemi bërë gabimin e parë. Kemi shkelur ligjin, pasi që të bësh vendimmarrje, nuk mund ta bëjë as kryeministri, as ministri, por pasi kalon shkallët e këshillimit. Ministrja duhet të ndëshkohet për pozicionimin, duhet të ishte ngritur një grup pune. Arsyeja pse u bë është se çantat janë të rënda. Por është ide me risk. Arsyeja e dytë, thuhet analfabetizmi. Prindërit janë të kënaqur se thonë se detyrat do të bëhen në klasë, por nuk do të bëhen. Duhet një qasje e re se di duhet ta realizosh. Kemi disa shkelje që nuk e justifikojnë vendimmarrjen. 

Madje, ndryshimi nuk duhet të fillojë në mes të vitit shkollor. MAS ka thënë se orët do të bashkohen, por se cfarë do të bëhet me orët dhe programin e përcaktuar në fillim të vitit ende nuk dihet. Pra, ka tre probleme, rrafshi ligjor, ai profesional dhe fakti që mësuesit nuk janë të përgatitur”. Malaj shprehet se mësuesit nuk e duan këtë nismë që të fillonte në mes të vitit, pasi është e pastudiuar, por kanë frikë që të flasin. “Mësuesit nuk e duan. Por kanë frikë të flasin, thanë se kemi frikë se na heqin”. Deputetja propozon që “Nisma të bëhet projekt pilot, shkolla të kthehet në qendër komunitare dhe të mos bëjmë eksperimente” ndërsa paralajmëroi edhe interpelancë me ministren Nikolla pas dëgjesës në komision.

Në bazë të këtij ndryshimi nga data 1 shkurt, shkolla mund të riorganizojë orët mësimore të lëndëve, duke zhvilluar për një lëndë, 2 (dy) orë mësimore të njëpasnjëshme (45 + 45), sigurisht me pushimin 5- minutësh ndërmjet tyre. Kjo do të thotë që nxënësi mund të zhvillojë në një ditë 3 lëndë të ndryshme dhe jo 6 lëndë të ndryshme. Qëllimi i kurrikulës, sipas MAS së re është që të ndërtojë dhe të zhvillojë kompetenca te nxënësit. Kjo do të thotë që gjatë orës së mësimit të përdoren metoda, teknika dhe strategji, të cilat do t’u mundësojnë nxënësve që të ndërtojnë vetë dijet dhe njohuritë e tyre.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër