“I huaji” i Albert Kamysë shënon librin e parë të letërsisë moderne botërore të botuar në Shqipëri pas rënies së diktaturës.
Para vitit 1991 kur Shqipëria kishte vetëm një shtëpi botuese shtetërore dhe librat duhet të kalonin të gjitha shkallët e sistemit politik të censurës, nuk mendohej që shkrimtari francez përfaqësues i letërsinë e absurdit të botohej në Shqipëri.
Kamyja erdhi në gjuhën shqipe vetëm 25 vjet më parë. “I huaji” botohet në të parën shtëpi botuese të pavarur, “Fan Noli”, gjë që shënon edhe të parin botim të lirë në Shqipëri pas rënies së diktaturës.
Botuesi Hida tha se ish-ministri i parë i kulturës i postkomunizmit, Prec Zogaj, ka firmosur të parën leje të botimit të letërsisë moderne botërore.
“I huaji” është përkthyer nga Raimonda Vuçimi. Përkthyesi i njohur Edmond Tupja u shpreh se Kamy ka ardhur në shqip i përkthyer bukur.
‘’Duket libër i thjesht por duhej kurajo dhe në atë kohë në 1991. Raimonda Vuccini pati këtë kurajo, pati edhe talentin dhe punën. Aty u zgjuar Raimonda dhe përktheu këtë vepër të parë në shqip’’, u shpreh Tupja.
Preç Zogaj ish-ministri i parë i kulturës në Shqipërinë paskomuniste e konsideron botimin veprës së Kamysë si aktin e parë që shënon 25-vjetorin e lirisë në botime në Shqipëri.
‘’Më ka rënë shorti si ministër të licensoj nismën e lirë në fushën e botimeve dhe në disa fusha të tjera të kulturës’’, u shpreh Zogaj.
25-vjetori i përkthimit shqip të Kamysë ka vijuar me aktivitete, diskutime e kujtime me përkthyes të njohur. Ndërsa drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani ka cituar disa nga vlerat e veprës së Kamysë nga kritikë të njohur botërorë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
27.6%
-
Keq
50%
-
Nuk e di
22.4%
Vota total: 76
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KFOR: Inspektimi i Urës së Ibrit u bë pa koordinimin tonë, u njoftuam disa orë para se të niste
8 Gusht, 22:52
-
Video bëhet virale, shikoni si reagon gomari pasi ‘shoku’ i tij rrëzohet teksa vrapon
8 Gusht, 22:41
-
Rama dhe Erdogan bisedë telefonike! Presidenti turk: Bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet! Shqipëria të punojë për eliminimin e organizatës FETO
8 Gusht, 22:20
-
Sëmundjet e zemrës, hapat që duhet të ndiqni për të parandaluar rrezikun
8 Gusht, 22:19
-
Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur
8 Gusht, 22:05
-
14.4 trilionë $ në duart e vetëm 3 mijë njerëzve në botë! Të taksojmë 'super të pasurit' është e mundur dhe më e nevojshme se kurrë
8 Gusht, 21:58
-
Ministri i Mbrojtjes në parkun arkeologjik të Finiqit: Biletaria dhe infrastruktura s’janë dëmtuar! Helikopteri frenoi përhapjen e flakëve në zonat e banuara
8 Gusht, 21:50
-
Largimi i legjendës: Pepe mbyll karrierën në moshën 41-vjeçare
8 Gusht, 21:48
-
Konfirmohet debati mes Trump dhe Harris! Dy kandidatët presidencialë bien dakord për datën 10 shtator
8 Gusht, 21:34
-
Zjarri në Finiq pranë Parkut Arkeologjik/ Studiuesi Jani Koçillari në Report Tv: Një nga sitet më të rëndësishme në Shqipëri pas Apollonisë dhe Bylisit
8 Gusht, 21:18
-
Mero Baze: Një rekomandim për të shmangur dëshpërimin e PD
8 Gusht, 21:15
-
Zjarri në Finiq, Report Tv në parkun arkeologjik, s’ka dëmtime të mëdha në monumente e sinjalistikë
8 Gusht, 21:05