TIRANE - Të zgjedhurit e popullit nuk do të mblidhen nesër në seancën e zakonshme plenare në Kuvend pasi nuk kanë asgjë mbi të cilën të diskutojnë. Ose më saktë, e vetmja temë, buxheti i rishikuar, nuk ka mbërritur ende në komisione dhe deputetët kanë vendosur unanimisht ta marrin të enjten pushim.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit të Parlamentit nga ku shpjegojnë se shkak për këtë “shtyrje” është fakti se nga qeveria ende nuk ka mbërritur buxheti i rishikuar i shtetit mbi të cilën pritej të diskutohej në seancë plenare. Kjo është pohuar edhe nga nënkryetari Namik Dokle gjatë konferencën së kryetarëve javën e kaluar.
Dhe meqënëse në komisione ende nuk ka mbërritur asgjë nga qeveria, deputetët shqiptarë kanë vendosur unanimisht se nuk ka asgjë tjetër të rëndësishme mbi të cilën nevojitet kontributi i tyre, ndaj dhe kanë vendosur ta marrin ditën e lirë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com