Stadiumi mitik ‘Marakana’ sonte do të presë dy ekipe legjendare në historinë e futbollit. Brazili dhe Spanja do të masin forcat për trofeun e Kupës së Konfederatave, i cili është i nënti në historinë e këtij kompeticioni. Përballë njëra tjetër do të vendosen dy shkolla të ndryshme futbollit. Spanja do të vazhdojë me ‘tiki taka’, stil që ka mahnitur botën e futbollit, ndërsa Brazili me ‘samba’ kërkon që të rikthehet fuqishëm pas disa viteve mungesë në futbollin botëror, pasi hera e fundit që ka lënë gjurmë është 2002 në Kore dhe Japoni.
Dy ekipet janë ndeshur 8 herë mes tyre, ku 5 janë ndeshje zyrtare dhe 3 janë miqësore. Takimi i parë zyrtar është ai i vitit 1934, i fundit është ai i vitit 1986. Ndërsa miqësorja e fundit është në vitin 1999. Pas 14 vitesh pritjeje, Brazili dhe Spanja do të vihen përsëri përballë njëra-tjetrës, për të fituar Kupën e Konfederatave, por edhe për të matur realisht forcën një vit para aktivitetit që ka rëndësi, Botërorit 2014 dhe ndoshta për të thyer traditën që kush ekip fiton Konfederatën nuk fiton Botërorin pasardhës.
Finalja e sotme ka një rëndësi të vecantë, pasi 10 nga 22 futbollistët që pritet të zbresin në fushë në formacionin e parë janë të Barcelonës. Kështu në fushë pritet të jenë: Alves, Pique, Busquets, Alba, Xavi, Iniesta, Cesc, Pedro, Neymar dhe Villa. Një përballje e rëndësishme do të jetë edhe për Neymar që do të luajë kundër shokëve të ekipit të ardhshëm me të cilin do të militojë.
Në prag të ndeshjes trajneri i ekipit të Spanjës Vincente Del Boske deklaron për mediat se sfida do të dhurojë spektakël. “Jam i sigurt që tifozët do të kënaqen në stadium, pasi në fushë do të jenë futbollistët më të mirë të botës për momentin. Uroj që të fitojë më i miri”.
Ndërsa Skolari vlerëson kundërshtarin, por nuk i trembet” do të jetë një ndeshje e fortë dhe test kyc për ne para botërorit. Kemi një ekip të fortë që mund të bëjë mrekullinë, shpresoj që të fitojmë me Spanjën” përfundon tekniku.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com