‘Siguria’ miraton Planin Afatgjatë të FA, Kodheli:
Dokumenti, në përputhje me strategjitë e NATO-s

‘Siguria’ miraton Planin Afatgjatë të FA, Kodheli:<br />Dokumenti, në përputhje me strategjitë e NATO-s
Komisioni Për Sigurinë Kombëtare miratoi të hënën pr/ligjin për miratimin e Planit Afatgjatë të Forcave të Armatosura për periudhën 2016-2025.
 
Ky plan, përcakton rrugën që duhet të ndjekin Forcat e Armatosura Shqiptare në kuadër dhe të aleancës në NATO.

Ky dokument përcakton qartazi udhën që duhet të ndjekin Forcat e Armatosura në kuadër të rreziqeve rajonale, por dhe atyre të cilat vinë si rrjedhojë e aleancës së vendit tonë në NATO.

Ky dokument përcakton përdorimin e burimeve, mekanizmat zhvillimore për rritjen e sigurisë Kombëtare, si dhe logjistikën e buxhetin me të cilin duhet operuar.
 
Këto, i bëri me dije Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ishte e pranishme në punimet e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Jeronim Bazo.
 
Në fjalën e saj, Ministrja bëri me dije fillimisht lajmin e ngritjes në detyrë të Gjeneral Cahanit, i cili nga dita e sotme me dekret të Presidentit të Republikës do të ketë detyrën e Komandantit të Forcave Tokësore. Më tej, Ministrja sqaroi pikat kryesore ku bazohet plani gati 10-vjeçar i paraqitur nga kuvendin e Shqipërisë nga Ministria që Kodheli drejton.
 
“Është hera e parë që një plan i tillë vjen në Kuvend. Ligji vjen natyrshëm, pas miratimit të strategjive për Ushtrinë tokësore e detare. Shqipëria, pjesë e Aleancës së NATO-s dhe si rrjedhojë ky dokument merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi është pjesë e qasjes strategjike që Shqipëria i bënë aleancës”, tha Kodheli.
 
Sipas saj, Dokumenti ka një rëndësi thelbësore në përcaktimin e planifikimit strategjik të ushtrisë shqiptare. “Dokumenti në fjalë cakton prioritetet e FA. Plani cakton një strategji të qartë të misionit të ushtrisë sonë lidhur me rreziqet që kanosin vendin dhe Aleancën. Përcakton përdorimin me racionalitet të burimeve. Plani cakton zhvillimin e kapaciteteve lidhur me Sigurinë Kombëtare.

Orienton ngritjen e kapaciteteve zhvillimore të ushtrisë sonë, në bazë të Strategjisë ushtarake dhe kombëtare të mbrojtjes. Dokumenti është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën”, vijoi Kodheli, e cila sqaroi se dokumenti ndikon edhe në përmbushjen e marrëveshjes me NATON-n për rritjen e buxhetit të mbrojtjes, që do të shkojë në vlerën e 1%
 
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo zbriti më në detajë të planit strategjik në fjalë. Ai tha se ky dokument bazohet në dy shtylla kryesore. “Pikë së pari, dokumenti merr në konsideratë mjedisin strategjik, ku nuk parashikohen ndryshime dramatike në këtë drejtim dhe së dyti në rritjen e kapaciteteve shërbimeve dhe logjistike në kuadër të angazhimeve dhe impenjimeve të marra me NATO-n”, u shpreh ai.
 
Relatori i çështjes, Deputeti Socialist, Arben Çuko u shpreh se dokumenti është i pari në vendin tonë, që prej vitit 1992, që paraqitet në formë ligji dhe merr vlera studimore.
 
Debatet:
 
Miratimi i Ligjit në fjalë në Komisionin e Sigurisë u shoqërua dhe me debate, të cilat ishin me tone jo fort të qeta.
Kryetari Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho çeli seancën e pyetjeve. Fillimisht ai kërkoi risitë e ligjit e më tej modalitetin e miratimit të akteve nën ligjore, pasi ligji pa këto akte rrezikon të mbetet në letër.
 
Ministrja Kodheli u shpreh se, “kuadri ligjor qartëson udhën që duhet ndjekur për miratimin e akteve nën ligjore. Niveli harxhimeve do të jetë 1% e buxhetit e prej këtij fondi do të burojnë dhe miratimi i këtyre akteve nënligjore, që do jenë rjedhoi e strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes të miratuar më herët. Kjo i jep formë ligjit, që të mos ngelet vetëm në letër”, vijoi Kodheli.
 
Sipas Gjeneralit Baze, ky dokument risi të saj ka ndryshimin e objektivave të vendit tonë dhe strategjisë së sigurisë së saj, në kuadër dhe të aleancës në NATO dhe kohëzgjatjes së saj.
 
Diskutime u ashpërsuan pasi fjalën e morën deputetët e opozitës, më konkretisht ish-Ministri i Brendshëm, aktualisht Deputeti i PD e nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka.
 
Sipas tij, vendi nuk ka asnjë rrezik tjetër jashtë korrupsionit qeveritar. “Korrupsioni në radhët e qeverisë është rreziku i shqiptarëve. A e keni pyetur ju Presidentin për ligjin? A keni diskutuar me opozitën për këtë dokument (Ne nuk kemi marrë ftesë)? A ka plagjiatura? Po tek Buxheti është respektuar marrëveshja e Uellsit?
 
Ministrja e Mbrojtjes në përgjigje të akuzave në formë pyetje të ngritura nga opozita u shpreh se Presidentit i është dërguar ftesë për diskutime, por përgjigja e ardhur ka qenë: Presidenti flet vetëm me dekrete…I kemi dërguar ftesë komisionit të sigurisë, sa i takon çështjes së konsultave me opozitën. Samiti i Uellsit, vijoi Kodheli, sqaron se buxheti i anëtarëve deri në buxhetin e vitit 2020 duhet të rritet deri në 2%”, tha Kodheli, e cila sqaroi se ky dokument vjen për herë të parë në vendin tonë dhe nuk kalon me VKM si më parë, por merr miratimin e kuvendit.
 
Debati mes deputetëve të opozitës dhe Ministres Kodheli vijoi edhe me çështjen e radarëve, ku qeveria u akuzua se kishte dhënë tenderë jo konform ligji lidhur me mirëmbajtjen e radarëve, por për këtë Ministrja u shpreh se ndëshkimi i marrëveshjes me kompaninë e mirëmbajtjes daton në vitin 2011, kur në qeveri ka qenë opozita e sotme. Po ashtu Kodheli sqaroi se kjo kompani ka fituar tender edhe në 2004-ën, ndërsa ftoi deputetët e opozitës të kalonin nga zyra e saj e të vlerësonin vet dokumentet./ATSH/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal