Shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e 21 janarit! Ish-gjyqtari i Tiranës Besnik Hoxha shkon në SPAK

Besnik Hoxha ish-gjyqtari i Tiranës është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme SPAK. Hoxha është larguar në datën 25 korrik të këtij viti nga detyra pas seancës së zhvilluar në KPA. Kryesuesi i trupës gjykuese të 21 janarit, Besnik Hoxha u përjashtua përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, pas problemeve me pasurinë.

Ende nuk bëhet e ditur arsyeja e thirrjes së ish-gjytqarit Besnik Hoxha.

Hoxha është larguar në datën 25 korrik të këtij viti nga detyra pas seancës së zhvilluar në KPA. Kryesuesi i trupës gjykuese të 21 janarit, Besnik Hoxha u përjashtua përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, pas problemeve me pasurinë.

Hoxha është i njohur si gjyqtari i çështjes së “21 Janarit”, ku në vitin 2013 shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon për 4 vrasjet e ndodhura në bulevard.

21 Janari për herë të parë po hetohet nga SPAK si krim i pazbardhur shtetëror ashtu siç Strasburgu e vlerësoi.

Me vendim të KPA ai bëhet gjyqtari i 10 nga 11 që kanë pasur në dorë në krimin shtetëror të 13 viteve më parë, që janë larguar përfundimisht nga sistemi.

Nga ana tjetër Hoxha është larguar nga sistemi i drejtësisë me arsyetimin e problemeve të tij me pasurinë.

Gjyqtari Hoxha në maj të vitit 2023 u la në detyrë nga KPK me shumicë votash, por ky vendim u kundërshtua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe më pas u ankimua nga Komisioneri Publik. Përfundimit KPA e largon Hoxhën nga drejtësia për problemet me pasurinë, pasi sipas Komisionerit Publik Hoxha ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm.

Sipas Komisionerit Publik, lidhur me një godinë banimi në Shkodër me 3 kate të gjyqtarit Hoxha, ka mospërputhje për kohën e ndërtimit dhe se subjekti rezulton me bilanc negativ në shumën 3.2 milionë lekë për mbulimin e kostove të ndërtimit.

Sa i takon një apartamenti në Tiranë të deklaruar si adresë vendbanimi nga Hoxha, Komisioneri Publik ka argumentuar se ka dyshime se gjytari ka dashur ta fshehë këtë pasuri, pasi disa herë janë ndryshuar porositësit. Po ashtu, u konstatua se nuk është provuar mundësia e një huadhënësi për t'i dhënë subjektit vlerën 107 mijë euro në vitin 2011. Komisioneri pretendoi se për këtë pasuri, Hoxha më së paku, është përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë.

Komisioneri Publik vlerësoi se Hoxha ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm dhe për shpenzimet e udhëtimeve, si edhe mosdeklarimin e një mjeti në përdorim.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas