24 deputetë të opozitës në hetim për shkatërrim prone/ Meçe: U futën për t'i vënë flakën parlamentit! Sollën lëndë djegëse me paramendim

PD iu rikthye dje kaosit në Kuvend, por kësaj here duke djegur karriget me benzinë, teksa 24 deputetë rë opozitës u kallëzuan në SPAK nga policia e shtetit për shkatërrim prone dhe goditje për shkak të detyrës për disa prej tyre. Në Repolitix, avokati Përparim Çaça thekson se nëse shpallen fajtor mund të rrezikojnë edhe burgun si Salianji.

'Hera e parë që vetë parlamenti, që deputetët janë të kallëzuar për vepra penale. Do e shiokja si pozitivëeqë është ligjvënësui të jenë para ligjit të barabartë. Mund të hetohen në gjendje të lirë, nuk ka nevojë për masë. Nuk kërkohet heqje imuniteti. Nëse shpallen fajtor e njëjta histori me Salianjin.'

Analisti Arben Meçe solli një histori të tijin personale se si është në gjyq sepse ka thyer xhamin e një makine dhe ka kaluar një kalvar gjyqesh. Sipas tij deputetët në hetim duhen vënë para ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë.

'Unë jam në gjykatë e Apelit për shkatërrim prone. Është pretenduar se është thyer një xham makine. Për këtë çështje policia bëri dosje 40 faqe. Prokuroria më mori 7 herë. Janë bërë 12 seanca gjyqi. Unë që kisha nthyer një xham makine. U gjobita 6 herë në sallë gjyqi, për procedurat. Sot jam në apel. Për një xham kalova këtë kalvar. Gjatë beharit patë persona që ndiznin zjarr dhe digjeshin, këta persona u shoqëruan për zjarrvënie. Jemi qytetarë të RSH që kemi pësuar në zbatim të ligjit këto penalitete. Një titular i lartë i Berishës në vreshtat e tij në Përmet, duke pastruar vreshtat dogji dhe u shoqërua në polici. Jemi përpara ligjit të barabartë. Shkatërrimi i pronës është kapitull i veçantë.

Jam ekuivalent para ligjit me ta. Jemi në kushtet kur unë në një moment e bëra nga pakujdesia, këtu shihet çfarë bëhet, digjet me lëndë djegëse. Në parlament përdoret lëndë djegëse? Në parlament dikush është futur me Molotov. Dikush u fut për ti vënë flakën parlamentit. Ka një rregull universal nuk lejohen në parlament. Është përdorur lëndë djegëse, me paramendim.

Unë për 200 mijë lekë të pretenduara jam në kalvarin. Barazia para ligjit nënkupton, këta persona ballafaqohen me ligjin dhe do ketë penalitete, minimalisht gjoba. Problemi pse u bë ky akt? Nuk ishte rastësi. Ky rast u bë qëllimisht për të prodhuar atë modul me të cilën u thërrit nga sot me mosbindje civile për të thirrrur militantët që të ndjekin shembullin. Synimi ky zjarr të merret si pishtar dhe më datë 7 tetor militantët militarë me këtë lëndën djegëse ti vënë zjarrin Tiranës. Nuk analizoj vlerën materiale, por mesazhin e tmerrshëm.'

Gazetarja Danjela Maloku vuri në dukje ambasadorëve sot kundër dhunës.

'Pas akteve radhën e patën deklaratat. Fillimisht më të fuqishmet ishin ato të ambasadave. Reaguan menjëherë. Po ashtu edhe ministrat. Berisha u ndal tek deklarata e ministrit të brendshëm për të vijuar me akuzat. Përplasja më e ashpër ishte me ndërkombëtarët, në rresht dënuan. Jo vetëm Berisha por erdhi Bardhi thanë na vjen keq por do vazhdojmë.'

Ibsen Elezi e shikon këtë kaos në periudhën ku pritet të vijnë diskutime për buxhetin e shtetit. Ndërsa për audiopërgjimin e publikuar nga Salianji në 2018 thekson se të gjithë në PD e dinin që ishte mashtrim

'Kanë 3 vjet sa herë vjen buxheti bëjnë këto lojëra dhe e meriton ai buxhetin.

Për një të drejtë themelore në situata të caktuar grupe të caktuara shkojnë në konflikt. Aryseja pse shkoi këtu ka të bëjë me mbrojtjen e fjalës së lirë. Në themel nuk mund të mbrohet një mashtrim. E ndërtuan një kauzë mbi një audio përgjim që edhe këta e dinë që është mashtrim. Edhe eksponentë të PD-së. Kjo kthehet në absurditet.

E dinë të gjtihë ata që janë aty. Si nuk e di Berisha. Ky veprim në kushte të tjera, ka hije dyshimi. Këta pretendojnë se nuk është montuar.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Protesta e PD më 7 tetor, gazetarja Danjela Maloku: Pritet pjesëmarrje jo shumë e lartë! Do jenë militantët besnikë, qëllimi të imponohet me dhunë

 

Gazetarja Danjela Maloku dha detaje në Repolitix se çfarë pritet të ndodh më datën 7 tetor, kur PD dhe opozita do protestojnë përpara kryeministrisë. 

'Do jetë protestë që parashikohet pjesëmarrje jo shumë e lartë. Fillimisht do përqendrohen tek kryeministria. Nuk do ketë fjalime. Më pas do shpërndahen në rrugët kryesore të kryeqytetit. Nëse do ketë përgjatë kohës, akte dhune shkatërro çfarë del përpara nuk di ç’të them. Po diskutohet nga kupola drejtuese. Paraprakisht dihet, që do bllokohen rrugët kryesore. U mendua fillimisht 6 tetor, por ishte e diel e zhvendosën me 24 orë. PD duhet të përllogaris pasojën elektorale të një proteste të tillë. Sepse një qytetar mund të bllokohet dhe nuk do e duartrokas. Qëllimi është të imponohet. Nuk do jetë protestë gjithëpërfshirëse. Do jenë vetëm militantët besnikë. Aleatët do jenë në protestë.'

Ora 22:30
Çaça: Më datë 7 nuk do jetë protestë e paqtë! Meçe: Filozofia e sensibilizimit të vendit përmes dhunës vjen prej organizatave terroriste

 

Përparim Çaça dhe Arben Meçe debatuan sot në Repolitix lidhur me protestën e paralajmëruar nga PD për datën 7 tetor. 

Çaça: Shoqëria civile lindi për të mos lindur kurrë po ashtu dhe sindikatat. Të arrish të barazosh PD me organizata terroriste nuk shkon. Besoj që zoti Berisha kanë bërë kërkesë të posaçme, kërkon qeveri teknike. E kërkon nga faktori ndërkombëtar këtë marrëveshje. Sepse ndryshe zoti Rama nuk ia jep kurrë. Kur nuk ka asnjë lloj reagimi e vetmja mënyrë janë metoda ekstreme. Në datë 7 nuk do jetë kaq e paqtë. Do ketë akte dhune. Do ketë pak fjalime. Kur thuhet veprim, do shikohen. Nuk dihet çfarë regjie ka kjo protestë. Në këtë moment kemi një opozitë të revoltuar, më pas se si reagon dhe kush janë pasojat do shihen. Nëse kjo do shërbejë për vendosjen e bazave për kërkesën e vetme që kanë për qeveri teknike.

Meçe: Filozofia e sensibilizimit të vendit përmes dhunës, nuk është e vendeve perëndimore, por e organizatave terroriste

Çaça: U tha dhe mosbindje civile, kërkon masivizim shumë të madh. kështu mund të arrihet qëllimi. Por nëse nuk ka masivizim nuk ka.

Ora 22:04
Bojkoti i opozitës/ Gazetarja Danjela Maloku zbulon prapaskenat: Shumë deputetë janë të pakënaqur! Braktisën komisionin që e ngritën me shumë mund

 

Gazetarja Danjela Maloku tregoi në Repolitix prapaskenat pas bojkotit të opozitës këtë javë në komisionet hetimore. Ajo thekson se ka shumë deputetë të PD-së që janë të pakënaqur me këtë vendim, pasi së shpejti pritet të miratohet buxheti dhe do ketë diskutime që duhen bërë në komisione.

'Dua të sqaroj nuk ka patur vendim të grupit të marr vendim për bojkot të komisioneve. Ka qenë mesazh i Bardhit në grupin e Whatsapp se nga e hëna gjatë kësaj jave do kishte bojkot në shenjë revolte. Por për shkak të peshës të komisionit të integrimit do shkonte në komision vetëm Tabaku dhe Paloka. Nuk qëndruan në mbledhjen me dyer të mbyllura. Lexuan një deklaratë politike. Po ashtu edhe interesantja u bojkotua një komision hetimor për koncesionet në shëndetësi. Komisioni hetimor u ngrit pas një periudhe kaosi ku opozita kërkonte me ngulm komisione hetimore.

E ngritën vetë me shumë sforco. Jo të gjithë deputetët demokrat janë dakord me bojkotin e komisioneve parlamentare. Jo të gjithë deputetët janë të kënaqur. Shprehin pakënaqësi. Duan të marrin pjesë në komisione. Jemi në prag të buxhetit. Nesër do mblidhet serish grupi. Nëse përjashtohen 24 deputetë kush do bëjë aksionin në parlament. Mund të ketë protestë jashtë, përplasje me gardën. Do jenë dhe deputetët që mund të mbajnë aksionin brenda. Ka patur dhe vendim politik të PD-së, që nuk do njoh më bojkot. Berisha e justifikoi që është e përkohshme.'

Ora 21:53
Dënimi i Salianjit, Ibsen Elezi: Të gjithë në PD e dinin që audiopërgjimi ishte mashtrim! Kaosi në Kuvend bëhet sa herë vjen buxheti

 

Ibsen Elezi e shikon kaosin në parlament prej opozitës, në periudhën ku pritet të vijnë diskutime për buxhetin e shtetit. Ndërsa për audiopërgjimin e publikuar nga Salianji në 2018 thekson në Repolitix se të gjithë në PD e dinin që ishte mashtrim

'Kanë 3 vjet sa herë vjen buxheti bëjnë këto lojëra dhe e meriton ai buxhetin.

Për një të drejtë themelore në situata të caktuar grupe të caktuara shkojnë në konflikt. Arsyeja pse shkoi këtu ka të bëjë me mbrojtjen e fjalës së lirë. Në themel nuk mund të mbrohet një mashtrim. E ndërtuan një kauzë mbi një audio përgjim që edhe këta e dinë që është mashtrim. Edhe eksponentë të PD-së. Kjo kthehet në absurditet.

E dinë të gjithë ata që janë aty. Si nuk e di Berisha. Ky veprim në kushte të tjera, ka hije dyshimi. Këta pretendojnë se nuk është montuar.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë