‘Territori’, Ruçi apel: Nëse s’merrni
pjesë në komision, e bëjmë vetë
Mazhorancës i sos durimi duke pritur opozitën për plotësimin e vendeve të komisionit për reformën territoriale. Në seancën e djeshme të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar i PS-së Gramoz Ruçi, vuri afat kohor deri të enjten e javës që vjen.
TIRANE- Mazhorancës i sos durimi duke pritur opozitën për plotësimin e vendeve të komisionit për reformën territoriale. Në seancën e djeshme të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste,
Gramoz Ruçi, vuri afat kohor deri të enjten e javës që vjen, që partitë opozitare të gjitha ose vetëm ndonjëra, të zërë vendin në komision, ose në të kundërt PS do të kërkojë ndryshimin e vendimit të Kuvendit për ngritjen e komisionit për reformën administrative.
“Deri në ditën e enjte, opozita apo Partia Republikane, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, apo çdo anëtar i partive të tjera që është pjesë e opozitës të zërë vendin e tij në komision,ose në të kundërt unë do të kërkoj që të ndryshoj vendimin e Kuvendit për ngritjen e komisionit për reformën administrative”,- theksoi Ruçi. Por kjo deklaratë e tij nënkupton faktin se mazhoranca do të ndryshojë strukturimin e komisionit.
Formula e parë e miratuar ishte ajo e përbërë nga një numër i barabartë anëtarësh si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita si edhe ky komision të drejtohet nga dy bashkëkryetar. Krahas kësaj, një klauzolë që u vendos për të garantuar konsensusin e opozitës ishte e drejta e vetos si edhe numrin e nevojshëm të anëtarëve për kuorum, i cili parashikon se, që mbledhja të zhvillohet duhet që të jenë gjysma e anëtarëve plus një më shumë, pra kusht i nevojshëm që të jetë të paktën një anëtar i opozitës.
Sipas të gjitha gjasave, propozimi i mazhorancës do të jetë ai që epërsinë në komision ta ketë e majta, që të ketë edhe numrin e nevojshëm të numrave për ta miratuar në komision, si edhe për të plotësuar kuorumin.
IntegrimiDebati ndërmjet opozitës dhe mazhorancës u përqëndrua edhe në çështjen e miratimit të rezolutës së përbashkët me BE-në si edhe në marrjen e statusit të vendit kandidat. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka akuzuar opozitën për bllokimin që po i bën reformave të ndërmarra nga mazhoranca dhe si të paorientuar për të gjetur objektin e saktë të opozitës.
Ai ka akuzuar opozitën edhe për lobimin negativ që po bën tek ndërkombëtarët duke hedhur idenë se në vend nuk ekziston qeveria, nuk ka institucione të pavarura dhe po rrëmbehen të gjitha pushtetet. “Në 23 vjet nuk kam parë asnjë kryeministër që t’i drejtohet me letër të hapur opozitës duke i kërkuar dialog dhe pjesëmarrje në të gjitha reformat që po kryhen në vend. Por ju gjithçka e refuzoni. I jeni kthyer FMN-së.
Për ju mallkuar qoftë FMN-ja, mallkuar qoftë kryeministri i Britanisë, mallkuar qoftë Kancelaria gjermane. Ju keni vendosur të jeni kundër për gjithçka, duke mos pasur asnjë alternativë”,- është shprehur Ruçi. Por kësaj deklarate të tij, iu kundërpërgjigj deputeti Aldo Bumçi i cili theksoi se qeveria është e pasigurt nëse do ta marr statusin apo jo, edhe pse gjendemi 3 muaj përpara marrjes së vendimit nga BE-ja.
Shkrimi u publikua sot (11.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.5%
-
I keq
20.5%
-
As i mirë as i keq
38%
Vota total: 171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht, 14:45
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
Plot 150 000 dollarë në 6 muaj, Arben Ahmetaj në arrati pajton lobistë në SHBA
6 Shkurt, 12:30
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
28 Korrik 2023, 16:56
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53