ReportTv zbardh ekskluzivisht kodet e përdorura nga
23 trafikantët e drogës që operonin në Shqipëri dhe Itali, të cilët u arrestuan pak ditë më parë në operacionin e koduar “
shefi’, pjesë e të cilës ishte dhe një organizatë kriminale e përbërë nga italianë dhe rumenë.
Nga hetimet ka rezultuar se shqiptarët e përfshirë në këtë trafik për të kamufluar aktivitetin kriminal e cilësonin drogën gjatë komunikimeve të tyre telefonike me epitetit si “makina, rrushi, punëtor, motorr, shishe birre, shishe uji, bluza, shezllone, persona, skeleri, birra. Ndalur te paratë dhe vlerën prej 1400 euro për kg që grupi kriminal hidhte në tregun italian, kanabisin e transportuar si nga ajri, deti dhe rrugë tokësore etiketoheshin me termat “dokumentet, orë pune, punëtorë”.
Kur kanabisi apo lënda narkotike kokainë e trafikuar nga Shqipëria rezultonte e një cilësie shumë të mirë veç komunikimit për sasinë, çmimet dhe mënyrën e trafikimit shtetasit e hetuar kujdeseshin dhe për cilësinë. Ndër përgjimet e komunikimeve mes trafikantëve ka rezultuar se ata përdornin këto etiketime “Vajza e bukur, më sill një kamion rrushi pa fara, bëj një kamion rrushi pa fara nga ajo e bardha”.
Hetimit i Antimafias së Barit ka zbuluar se personi që koordinonte transportin e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë ishte Mariglen Shusha me rolin e furnizuesit. 43 persona, mes tyre e19 shqiptarë, të arrestuar dhe dy në kërkim akuzohen nga prokuroria e Barit dhe ajo e Krimeve të Rënda për akuzën e kultivimit dhe trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.
Në harkun kohor 2016-2017 e deri në finalizimin e operacionit në javët e para të mars 2018 këtij grupi kriminal i janë sekuestruar 2.3 tonë kanabis, 1 kg kokainë, sasi droge e cila nëse do të dilte në treg do të kishte një fitim prej 15 milionë euro për dy organizatat kriminale.
(Pamje nga droga e sekuestruar në Itali)
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
32.6%
Vota total: 1695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e 'Shpirtit'/ I penduari i drejtësisë: Ilirjan Duçellari kalonte i sigurt drogën në tokë e në det! Festim Lelaj (kokë-lopa) fikte radarin për 1 orë dhe merrte 15 mijë euro
4 Korrik 2021, 13:14
-
Zbardhet dosja e ‘Shpirtit’/ Më shumë se 12 milionë euro fitime në 3 vite, koka e grupit 'Lani' me plantacione gjigante kanabisi në Skrapar! Emrat e 'të penduarve'
4 Korrik 2021, 12:39
-
‘Shpirti’/ Anëtarët e organizatës së trafikut të drogës, nga prokurorë te zyrtarë policie e ish-shoqërues të Tahirit para gjykatës! GJKKO konfirmon masat, 24 në burg
4 Korrik 2021, 09:24
-
Operacioni 'Shpirti', Kim: Reforma në Drejtësi po prodhon rezultate, pandëshkueshmëria po mbaron! Soreca: Lufta kundër krimit, afron Shqipërinë me BE
2 Korrik 2021, 13:54
-
Drejtori i DIA: Bashkëpunimi me autoritetet shqiptare në nivele maksimale, presim hetuesit e BKH për trajnim në Bari
2 Korrik 2021, 11:12
-
Shefi i Antimafias italiane, De Raho: SPAK punë të jashtëzakonshme, është shkatërruar një organizatë me shtrirje ndërkombëtare
2 Korrik 2021, 10:58
-
4 'të penduar' zbërthejnë organizatën e trafikut të drogës, drejtohej nga familje mafioze në Vlorë e Kavajë! SPAK 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, zyrtarë policie dhe ish-shoqërues të Tahirit! Report Tv zbardh 28 emrat
2 Korrik 2021, 07:29
-
Prezantohen 28 agjentët e BKH, Ambasadorja Yuri Kim në SPAK: Puna e tyre e vështirë, do t'i mbështesim në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar
1 Korrik 2021, 11:50
-
Hetuesit e rinj të BKH-së, 210 kandidatë kalojnë testin e aftësisë fizike nga 325 gjithsej! Më 15 qershor japin testin me shkrim
10 Qershor 2021, 18:01
-
Nis trajnimi i 27 hetuesve të BKH-së, ambasada italiane: Forcojmë bashkëpunimin policor
7 Qershor 2021, 16:22
-
28 agjentë që kanë filluar punën në Byronë Kombëtare të Hetimit do të nisin shumë shpejt në Romë trajnimin profesional në antimafian italiane
1 Qershor 2021, 12:25
-
Europol shkatërron bandën italo-gjermane! Prodhonin dhe shpërndanin kartmonedha false!
21 Maj 2021, 10:33