TIRANE- Premiera koncertore “Vienna Night”, që ka si protagonist balerinin shqiptar me famë botërore Eno Peçin, është vënë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Në përfundim të shfaqjes, kryeministri Rama e ka komentuar në rrjetin social “Twitter”, duke e vlerësuar si një “shfaqje plot vibracione të yllit të baletit europian”.
 
Eno Peçi, një nga yjet e Operës Qendrore të Vjenës vjen për herë të dytë në Shqipëri në harkun kohor të një viti, duke u ngjitur mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë për të kërcyer pjesë të ndryshme të disa yjeve të koreografisë botërore si Renato Zanella, Hans Van Manen, Roland Petit, Maurice Bejart, Ashley Page, dhe ndërmjet këtyre pjesëve valsin “Zërat Pranverorë” të koreografuar nga ai vetë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)