‘Vrasje në Orient Expres’, zbuloni
si janë veshur aktoret e filmit

‘Vrasje në Orient Expres’, zbuloni<br />si janë veshur aktoret e filmit<br>
Fillimisht i publikuar më 1934, filmi “Vrasje në Orient Expres”, do të jetë këtë javë edhe në sallat e kinemave tona. Ndoshta me një nga misteret më të mëdha, ai do të jetë një nga filmat e këtij dimri.

I vendosur në Orient Expres, teksa udhëton nga Stambolli në Londër, komploti ndjek detektivin legjendarë Hercule Poriot, i cili zbulon se një bilioner i korruptuar (Johnny Depp) është vrarë në bordin e një anije. Sigurisht që fajtori ndodhet mes pasagjerëve të anijes.

Mes tyre janë: një grua e ve, (Michelle Pfeiffer), një misionare (Penelope Cruz), një profesor (Willem Dafoe), një numërues dhe një konteshë (Sergei Polunin dhe Lucy Boynton), një princeshë (Judi Dench), një vajzë (Olivia Colman) Daisy Ridley), një doktor (Leslie Odom, Jr), dhe një menaxher (Tom Bateman). Por a janë vërtetë këta persona që udhëtojnë në atë anije ata që pretendojnë të jenë?!

Epo ndoshta filmi pa dyshim që përmban shumë mistere, por njërin prej tyre po e zbulojmë tani: Si janë veshur personazhet. Prestigjozja Vouge ka bërë një takim me stilisten e kostumeve, Alexandra Byrne, duke na treguar se nga ku e kanë burimin këto kostume të viteve ’30 për femra, nga rrobat e misionarëve deri tek stolitë luksoze të princeshave.

Guvernatorja: Mary Debnham

Guvernatorja Mary Debenham luhet nga aktorja Daisy Ridley, një guvernatore me një dashuri të madhe për fotografinë. “Karakteri i saj është i qetë, ajo është e pavarur dhe i përgjigjet vetë vetes nga ana financiare, për këtë gardëroba e saj është e mbushur me kostume stofi”, shpjegon Byrne. “Daisy ishte alergjike ndaj leshit për këtë arsye mu desh të përdorja stof.”, thotë ajo.

guvernatorja 

Misionaria: Pilar Estravados

Për rolin e Pilar Estravados, një misionare reformatore, e vendosur për të fshehur feminilitetin e saj, Penelope Cruz duhej të vishte një palë tuta të thjeshta. “ Të vishje pantallona ishte në modë në atë kohë, dhe kjo do të kishte qenë jashtë karakterit të Pilar. Për këtë arsye vendosa që ajo të vishte një palë tuta të viteve tridhjetë, të përbëra nga pambuku. Misionaria padyshim nuk ishte pa stoli. Ajo mbanë një kryq të bukur të kuq qe e sheh si spirancë në jetën e saj.”, zbulon Byrne.

misionaria

Kontesha: Countess Andrenyi

“Falë personalitetit të saj prej djalli, Countess Andrenyi, e luajtur nga Lucy Boynton, është thuajse një “krijesë” nate dhe shfaqet vetëm duke dalë nga karroca e saj në Orient Express në momentet kyçe të udhëtimit. Edhe pse rrobat e saj janë bërë nga këto pëlhura të bukura të cilësisë së mirë, nuk është kurrë shumë e lehtë të tregosh se çfarë ajo vesh: një set pizhamesh ose një copë të hollë të punuar me saten. ", tregon Byrne

kontesha

Princesha: Princess Natalia Dragomiroff

Judi Dench luan rolin e aristokrates ruse, princeshës Natalia Dragomiroff. Përpara se ta vishte atë, Byrne studioi garderobën e emigrantëve rus që jetonin në Paris pas Revolucionit. “Disa të mërguar vazhduan të visheshin me stilin e tyre të mëparshëm të rus, ndërsa disa të tjerë e ndryshuan atë në një veshje shumë më të thjeshtë. Princesha Natalia Dragomiroff bën pjesë në kategorinë e parë. Por veç xhaketave luksoze, bizhuteritë e saj shkëlqenin më shumë se rrobat. Duke qenë që vitet tridhjetë janë vitet e bizhuterive, nuk ka dyshim që secila nga unazat e princeshës është origjinale dhe ajo i ka marr ato me vte nga Rusia kur është larguar”, thotë Byrne.

princesha

Vejusha: Caroline Hubbard

Personazhi më i preferuar i Byrne për ta veshur? Vejusha e mistershme, Caroline Hubbard, (Michelle Pfeiffer). “Ajo është një aktore Broadëay, duke u paraqitur njëherë si një burrë gjyetarë, njëherë si një turiste. Dhe rrobat e saj duhej të ishin një reflektim i asaj se ku ishte ajo për momentin dhe se ku do të shkonte më pas:, zbulon Byrne.

vejusha
 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari