Në të njëjtën kohë kur palët politike gjetën konsensusin për varësinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ambasadori amerikan Donal Lu, u bëri thirrje shqiptarëve të kenë besim tek ky institucion, që sipas tij do tu japë fund të paprekshmëve. Si përherë, ai ka zgjedhur rrëfimin personal për të dhënë mesazhin se kjo byro duhet të arrestojë Al Caponet shqiptare. “Kur isha në universitet, Hollivudi nxori filmin e titulluar “The Untouchables” (Të Paprekshmit). Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Robert DeNiro luante rolin e gangsterit Al Kapone.
Historia zhvillohej mbi njësinë elitare hetimore të quajtur “të Paprekshmit”. Ata nuk ishin quajtur të tillë për shkak se qenë mbi ligjin, por sepse ishin të imunizuar prej korrupsionit dhe frikësimit. Në një kohë kur Çikago qe e mirënjohur për korrupsionin në nivele të larta dhe kontrollin e mafias të ngulitur thellë, kjo njësi e pakorruptueshme, e pavarur, qe në gjendje të arrestonte Al Kaponen e famshëm”-tha ambasadori.
Lu tha kjo është ajo që shpresohet edhe në Shqipëri. “Kjo është ajo që ne shpresojmë se do të krijohet në Shqipëri – një njësi e pavarur hetimore për të luftuar korrupsionin dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë. Ka një propozim që kjo të jetë pjesë e funksioneve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ose BKH-së, e bërë sipas modelit të FBI-së amerikane”-tha ambasadori amerikan. Por ai shtroi pyetjen, se përse duhet të besojnë shqiptarët e zakonshëm se këta policë të posaçëm do të jenë përtej ndikimeve dhe korrupsionit?, duke dhënë dhe përgjigjen e saj.
“Për shkak se Shtetet e Bashkuara do të investojnë që ajo të jetë e tillë. Ne kemi vënë mënjanë miliona dollarë për të paguar pajisjet dhe trajnimet e këtyre policëve. Trajnimi i tyre do të zhvillohet në Akademinë e FBI-së në Shtetet e Bashkuara. Një agjent i FBI-së do të caktohet në Tiranë për të mbështetur krijimin e kësaj organizate. Dhe të gjithë policët e BKH-së do të kalojnë përmes testeve të dallimit të gënjeshtrave (njohur ndryshe si testi i poligrafit) dhe llogaritë e tyre bankare do të mbikëqyren për t’u siguruar që ata nuk po marrin ryshfet ose që nuk po punojnë për krimin e organizuar”-tha Lu. Ambasadori akuzoi palët politike se po e përdorin Byronë për debate partiake, dhe u bëri thirrje të arrijnë konsensusin.
“Udhëheqësit politikë po përpiqen ta përdorin debatin për BKH-në për arsye politike. Të gjithë ata bien dakord se korrupsioni dhe ndikimet politike pengojnë bërjen e drejtësisë në Shqipëri. U kërkoj atyre në të djathtë dhe në të majtë që të bien dakord se BKH-ja është një institucion jetik për anti-korrupsionin në Shqipëri. U kërkoj atyre të bien dakord për modelin anti-korrupsion që diskutova sot – një institucion të mbështetur nga FBI-ja amerikane, i pavarur dhe llogaridhënës para popullit shqiptar.
Dhe u kërkoj atyre që të dallojnë se ky institucion duhet të krijohet në të njëjtën kohë me reformën në drejtësi. Në fund të fundit, reforma në drejtësi do të krijojë zyrën e Prokurorit të Posaçëm, SPAK-un, që do të drejtojë përpjekjet anti-korrupsion të BKH-së. Le të sigurohemi që Shqipëria të miratojë ligjin e duhur për një njësi anti-korrupsion të pavarur dhe të paepur”-përfundoi mesazhin e tij, ambasadori amerikan.
/Shqiptarja.com

VIDEO