ELBASAN - Tre gjimnaze të Elbasanit nën mbështetjen e Ambasadës Amerikane organizuan në qendër të qytetit një sërë aktivitetesh nën moton “Refuzo korrupsionin për një të ardhme më të sigurt”
Një nismë e tillë ka marrë më shumë vlerë nga denoncimet në portalin kundër korrupsionit ku kanë spikatur edhe denoncimet e dërguara nga nxënësit e gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” në adresë të mësuesve të tyre të cilët zhvillojnë kurse në këmbim të notës ose favorizojnë edhe fëmijët e tyre.
I pranishëm në këto aktivitete ishte edhe ambasadori amerikan Donald Lu i shoqëruar nga dy ministra Lindita Nikolla e Blendi Çuçi.
Lu gjatë fjalës së tij u shpreh se korrupsioni në Shqipëri është një plagë e tmerrshme që duhet të marrë fund.
“Korrupsioni na ka ndodh të gjithëve dhe ne duam që ai të marrë fund. Një nga mjetet më të fuqishme për të luftuar korrupsionin është një shoqëri civile aktive. Nxënësit, OJQT, media dhe qytetarët e zakonshëm duhet të kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit”, - u shpreh Lu.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë fjalës së saj u bëri thirrje nxënësve dhe mësuesve të luftojnë më çdo mjet korrupsionin, ndërsa i njëjti apel u bë edhe ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi.
“Jam e vetëdijshme që lufta dhe beteja sapo ka nisur por jam e angazhuar me mëndje e zemër për ta fituar këtë betejë ndaj unë do doja të shikoja duart lartë. Të shikoja duart lartë për te thënë se sa e madhe është fuqia jonë. Se Shqipëria jonë nuk është Shqipëria e maskarenjve”, tha Nikolla.
Në aktivitet merrnin pjesë edhe shkolla nga Librazhdi dhe Gramshi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.4%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 3029
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52