Fushata e sensibilizimit kundër dhunës me bazë gjinore ka bërë bashkë ambasadorin amerikan Donald Lu, ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, studentët e gazetarisë si dhe rrjetin e fuqizimit të graus në Shqipëri. Fushata e sensibilizimit titullohet “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”.
Janë mbi 1600 raste të raportimit të dhunës brenda familjes që nga fillimi i këtij viti. Është kjo shifra që ka bërë sot publike Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi gjatë aktivitetit në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.
"Edhe pse jam minsitri përgjegjës dhe mund të jetë një nga ata treguesit negativë që ka më shumë raste dhune në familje në vitin që kam qeverisur, unë prapë ndihem mirë sepse kemi më shumë raportim dhe kemi më shumë raste të zgjidhura, sepse kjo është ajo që kërkojmë.
Kemi të trajtuara nga urdhëri për mbrojtjen e këtyre viktimave plot 1682 raste ndërkohë që vitin e kaluar kanë qenë më pak. Pra sistemi gjyqësor edhe me problematikat e mëdha përsëri ka reagur më mirë edhe në kuadër të mbrojtjes kundër dhunës.
Po a mjafton kjo? Përsëri nuk mjafton që të marrijn urdhër mbrojtjeje prandaj ne kërkojmë që ta shtojmë shumë më tepër sensibilizimnin dhe kërkesën për të raportuar rastet e dhunës", tha Klosi.
Ndërsa ambasadori Amerikan, i akredituar në Tiranë, Donal Lu, u shpreh se Shqipëria ka zëra kurajozë në luftën kundër dhunës ndaj femrave.
Madje shprehu se: Të ndalosh dhunën në familje është përgjegjësi e të gjithëve. Dhe në luftën ndaj dhunës një kontribut të madh japin edhe mediat. Për këtë ambasadori Lu ka falenderuar gazetaren Erjona Rusi.
"Dhuna në familje diçka që ndodh rreth e rrotull nesh. Në botë të paktën një nga tre gra është rrahur apo abuzuar në mënyrë të ndryshme.
Më shpesh abuzuesi është një anëtar i familjes. Të ndalosh dhunën në familje është një përgjegjësi nga të gjithë ne.
Pa arsimimin dhe përfshirjen e burrave nuk do të përparojmë në këtë drejtim.
Një nga mënyrat që të rinjtë mund të mësojnë është të respektojnë njëri tjetrin.
Prindërit dhe mësuesit duhet t'u mësojnë të rinjve se cfarë është respekti.
Shqipëria ka zërat e saj kurajozë. Falenderoj Erjona Rusin për video-mesazhin kundër dhunës" deklaroi ambasadori i SHBA.
/Shqiptarja.com

VIDEO