Luan Daci kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e tij: Janë dënuar pa fakt penal, është shkelur Kushtetuta

Luan Daci u shkarkuar përfundimisht nga detyra si gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit më 9 dhjetor 2021, por kjo është sfiduar nga ai. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, Daci ka sqaruar sipas tij në mënyrë juridiko-kushtetuese se vendimet e marra ndaj tij janë të paligjshme dhe se ai kërkon rikthimin në detyrë.

Sipas tij ai është dënuar pa fakt penal, pasi GJKKO e akuzon për “Falsifikim intelektual’. Daci shprehet se kjo shpikje juridike nuk ekziston dhe se ““falsifikim intelektual” përveçse absurd dhe krejtësisht joligjor, edhe në kuptimin gjuhësor, ky term është i gabuar, pasi në të vërtetë, falsifikim intelektual është pjesë e plagjiaturës dhe nuk lidhet aspak me falsifikim dokumentesh”.

Daci mohon të ketë falsifikuara dokument zyrtar dhe se masa disiplinore ndaj tij ka ndodhur 20 vjet para aplikimit të tij për organet e vettingut dhe se ansjë masë disiplinore nuk zgjat për kaq shumë vite.

“Masa disiplinore e pretenduar është marrë në mungesë time plot 20 vjet përpara aplikimit tim për në pozicionet e vettingut (1997-2017) dhe se nuk jam njoftuar asnjëherë për të përpara fillimit të procedimit penal (2020). Gjithashtu, theksoj se nuk ekziston asnjë masë disiplinore me kohëzgjatje 20-vjeçare”, tha Daci.

Duke radhitur të gjitha shekeljet ligjore që sipas tij i janë bërë, Daci shprehet se do të kërkojë ngritjen e një komisoni hetimor nga Kuvendi për hetimin e menyrës së si është vepruar ndaj tij dhe të verifikojë të gjitha shkeljet ligjore që janë bërë.

Luan Daci, edhe pse kishte një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e kishte pezulluar ish-gjyqtarin Luan Daci ka vijuar të shkonte në punë duke i sfiduar këto vendime. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën Gjykatën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eva: 04/01/2022 21:50

    Hajduti uleret kapeni hajdutin, i paafti uleret ju jeni te paafte! Te ka rdhur dita te kendosh si gjeli ne maje te plehut, kur ende te mundesojne qe te gezosh pasurite e vena me "djersen e ballit" duke zhvatur ate qe te hynte ne dere!

    Përgjigju
  • Vlonjati: 04/01/2022 16:16

    Daci shkarkohet per nje demim disiplinor perpara 20 e ca vjetesh,kurse Xhaferlari certifikohet nga "Presidenti" ne kundershtim me ligjin e vetingut ,pa kaluar vetingun,si perjashtium vetem e vetem per te dhe vazhdon si e tille dhe sot e kasaj dite "Pa Veting"???!dhe nga prapa liste futet nga dritarja ne kushtetuese,per ti sherbyer interesave te tij,megjithese per te kishte dhe nje relacion per shoqerim e marredhenie me persona te lidhur me krimin.Ky po,qe eshte nje standart shembullor i te ashtuquajturit President dhe i KLGJ-se etj etj!

    Përgjigju
  • Liku: 04/01/2022 15:37

    Ik ore Dac se boll ke abuzuar me ligjet

    Përgjigju
  • Jani: 04/01/2022 14:55

    Ik mor hajdut..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës