Vendim përfundimtar/ Shkarkohet nga detyra Luan Daci, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit! I dënuar në GJKKO me 6 muaj burg

Shkarkohet përfundimisht nga detyra Luan Daci, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Vendimi është marrë sot nga KPA.

"Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtijinstitucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin nga detyra", thuhet në vendimin e KPA.

Luan Daci, edhe pse kishte një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e kishte pezulluar ish-gjyqtarin Luan Daci ka shkuar në punë duke i sfiduar këto vendime. Trupa gjyqësore që mori vendimin, e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese si dhe anëtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama.

Gjyqtari Luan Daci ka reaguar pasi KPA, institucion në të cilin ka qenë anëtar, vendosi ta shkarkojë nga detyra.  Ai ka thënë se KPA shkeli Kushtetutën dhe se do i drejtohet Strasburgut.

Ndërkohë që SPAK i ka dërguar për ekzekutim vendimin e gjykatës edhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i cili duhet tya zëvendësonte Dacin nëpërmjet listët së anëtarëve zëvendësues gjyqtari vijonte i qetë punën. 

Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën Gjykatën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA.

Luan Daci u dënua fillimisht në seancën e zhvilluar më 1 dhjetor me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 12 muaj shërbim prove. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg. 

Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viktimë e drejtesise se munguar: 02/01/2022 18:26

    Bravo drejtësia e re

    Përgjigju
  • Luçia: 09/12/2021 12:58

    Veprim shum i drejtë i institucjoneve të reja dhe të pa korruptuara. Rradhën e ka Alma Feskaj tani. Rrespekt për drejtësinë e re.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi